Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Misvaku i alojes (Salvadora persika)

Misvaku i alojes (Salvadora persika)

miswak
Imam Buhariu ka treguar se i Dërguari i All-llahut , Sal All-llahu Alejhi Ue Selem, kishte zakon që për çdo mëngjes t’i fërkonte dhëmbët e vet me misvak.(1)

Ekzistojnë lloje të ndryshme të misvakut, por i Dërguari i All-llahut ,Sal All-llahu Aleji Ue Selem, ka përdorur disa lloje të drurit të shegës (lat. Punica granatum), të drurit të borzilokut (lat. Ocimum basilicum) dhe, ndonjëherë, kallamin.
Druri i alojes ka aromë më të këndshme sesa llojet e tjera dhe është më i miri për pastrimin e dhëmbëve. Duke përshkruar dobitë që ka njeriu nga pastrimi i rregullt i dhëmbëve, Ibn Abbasi, radi Allahu anhu, ka thënë: “Ekzistojnë dhjetë dobi nga pastrimi i dhëmbëve: freskon gojën, forcon mishin e dhëmbëve, mënjanon sekrecionin, lufton plagëzat (që i shoqërojnë disa sëmundje të mukozës së gojës), e përgatit lukthin për shujtën tjetër, përmban në vete hadithin, e kënaq Zotin, e pasuron virtytin individual dhe u ofron kënaqësi meleqve”. Po ashtu, ndër shumë dobi të tjera, pastrimi i dhëmbëve qartëson të folurit, pastron trurin, nxit bamirësinë dhe, bile, është më i këndshëm kur përdoret pas njomjes së një cope të këtij druri në ujë trëndafili.
1. Buhariu, 2/312; Muslimi, 252.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED Alejhi Selam
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçi i brengave dhe i pikëllimit
Tags:

Categories

Archives