Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Misteret e mumies së faraonit


Misteret e mumies së faraonit


Dr. Maurice Bukay Profesor Maurice Bukay ishte ndër pjesëtarët e ekipit francez që pritën mumjen e Faraonit, të cilën e dërgoi atje shteti egjiptian, i cili iu frikësua një dëmtimi në rritje të mumjes së Faraonit, sepse atë filloi ta prekte një brejtje në zonën e majës së hundës. Për këtë arsye, ata e dërguan në Francë që ta trajtonin për të evituar problemin në fjalë. Profesor Maurice Bukay thotë: “Kur ajo arriti në Paris e pritëm me njëzet e një të shtëna, ashtu siç priten presidentët. Më pas filluam t’i bëjmë ekzaminimet e duhura mumies së Faraonit.

2652739011_3d5615db62

Gjetëm se të gjithë argumentet shkencorë vërtetonin se ai ishte Faraoni i historisë së Musait [alejhis-selam]. Përse? Sepse ne gjetëm mbetje të kripës së detit në kufomën e tij. Këtë e përforconte, gjithashtu, fakti tjetër që kockat e tij ishin të thyera teksa lëkura e tij nuk ishte e çarë, gjë që donte të thoshte se fraktura ishte shkaktuar nga një trysni e butë, e tillë që nuk kishte çarë as lëkurën dhe as mishin, por kishte copëtuar dhe thyer kockat.

E tillë gjë na linte të kuptonim se fraktura e tij kish ndodhur nga uji, nga trysnia që kish ushtruar mbi të shtypja e dy rrymave të dallgëve madhështore të detit që ishin puqur me furi me njëra-tjetrën, teksa ai ishte gjendur i ndërfutur midis tyre, duke ia copëtuar atij kockat brendazi. Sa më sipër është një shenjë ndër të tjera, pasi kocka kur thyhet nga shtypja e ujit lëshon një lëndë çimentuese. Kjo lëndë çimentuese gjendet në trupin e Faraonit, në kafkën e tij, gjë që tregon se ajo është copëtuar dhe thyer nga shtypja e ujit, ndërkohë që lëkura dhe mishi ngelën të pacenuar. Pamë tek ai shenjat e të mbyturit. Nga të gjitha këto mësuam se kjo është mumia e Faraonit të Musait [alejhis-selam].”

Më pas dr. Maurice përpiloi një libër ku trajtonte se Teurati përmendte se trupin e Faraonit e kishte përpirë deti, por nuk përmendte detaje se çfarë i kishte ndodhur atij më pas. Teurati nuk përmend asgjë lidhur me këtë.
Ndërsa Kur’ani përmend se trupi i Faraonit të mallkuar ka për t’u shpëtuar nga uji i detit, siç vjen në fjalën e All-llahut të Madhëri
shëm në Kur’anin Fisnik: “E, pra, sot po të shpëtojmë ty me trupin tënd, që të mbetesh argument për ata që do vijnë pas teje. Vërtetë që shumë prej njerëzve qëndrojnë të pakujdesshëm karshi argumenteve tona.”

Pra, sot po e shpëtojmë trupin tënd nga deti. Rikthehemi tek ajo çfarë thotë dr. Maurice Bukay, i cili në vijim thotë: “Ekzaminimei nxorën se kufoma e Faraonit në fjalë nuk mbeti gjatë në ujin e detit, duke qenë se ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë të dëmtimit të plotë per shkak të qëndrimit të gjatë në ujin e detit, gjë që do të thotë se kjo kufomë është nxjerrë nga deti shpejt.”
Do doja të qëndroja pak tek ideja e mumizimit të praktikuar tek Faraonët, gjë që shkencëtarët ende e konsiderojnë një mister prej mistereve.
Kështu, kur u zgjidhën mbështjellat e mumieve të faraonëve, ato i gjetën të mbushura me baktere brejtëse. Po të kishin qenë këtë mbështjellje mbrojtëset e trupave ato nuk kishin për t’u brejtur edhe vetë nga bakteret. Pra, i bie që ruajtja e trupave të tyre t’i dedikohet diçkaje tjetër dhe jo këtyre mbështjellave dhe materialeve në to Egjiptianët e lashtë nuk dinin gjë rreth baktereve dhe nuk posedonin as mikroskop dhe as pajisje të kësaj natyre. Pajisjet që ata përdornin ishin primitive. Pretendimi se ata posedonin dituri misterioze nuk qëndron, porse ata në fakt ishin në një nivel diturie dhe teknologjie që nuk i lejonte të kishin ndonjë ide rreth baktereve dhe parazitëve mikroskopik. Domosdoshmërisht ruajtja e trupave të tyre është kryer me tjetër gjë. Pastaj përse misteri i mumizimit u zhduk dhe njerëzit e kohës sonë, që i njohin më së miri bakteret dhe shkaqet e dekompozimit të materies së trupit, janë të paaftë të bëjnë një mumizim si ai bëhej asaj kohe. Këtë fjalë njeriu nuk mund ta kapërdijë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobitë e namazit ne aspektin psikologjik

Ajo që unë mendoj, dhe All-llahu i Madhërishëm e di më së miri është se All-llahu i Madhërishëm shpëtoi Faraonin dhe të gjithë trupat e tjerë të shoqëruesve të tij që të dilnin dhe të bëheshin shkak për ardhjen e egjiptianëve që të merrnin trupat e njerëzve të tyre dhe ti varrosnin. Në fakt, gjenden tregues të shumtë që tregojnë se këtu bëhet fjalë për një ngjarje të vetme dhe se njerëzit erdhën dhe gjithsecili i kufomën e të afërmit të vet dhe e varrosi. A të jetë ky shkaku i ruajtjes së trupit të Faraonit kur ne e dimë se All-llahu i Madhërishëm deklaroi të tillë gjë në Kur’an, ku tha: “E, pra, sot po të shpëtojmë ty me trupin tënd, që të mbetesh argument për ata që do vijnë pas teje.Vërtetë që shumë prej njerëzve qëndrojnë të pavëmendshëm argumenteve tona.”

SHKEPUTUR NGA LIBRI “FAKTET E BESIMIT DHE MREKULLITE E TIJ”
AUTOR ABDULMEXHID ZENDANI

Tags:

Categories

Archives