Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mision i NASA-s për Hënën


Mision i NASA-s për Hënën


Zbuluesi për Mjedisin e Pluhurit dhe Atmosferën e Hënës, i quajtur LADEE, është misioni i ri robotik i NASA-s. Ka përmasat e një makine të vogël dhe do të grumbullojë të dhëna për 100 ditë, ndërsa rrotullohet rreth hënës tonë.
nasa hena

Shkencëtarët duan të mësojnë më shumë rreth atmosferës së rallë të hënës sepse mendojnë se ajo mund të jetë e zakonshme në sistemin tonë diellor. Të dhënat mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë asteroidët dhe planetet e tjerë.

LADEE do të mbledhë gjithashtu të dhëna rreth pluhurit të hënës, si për shembull, energjinë elektrike të tij, dendësinë dhe masën. Pluhuri i hënës është i ashpër, dhe jo i imët si ai tokësori, thotë përgjegjësi i projektit LADEE, Butler Hine.

“Ai hyn nëpër pajisje, kështu një nga pyetjet rreth pluhurit të hënës është një pyetje inxhinierike: si mund t’i projektosh gjërat që ata t’i rezistojnë këtij mjedisi me pluhur?”

Dhe ka edhe një pyetje tjetër. Austronautët të cilët zbarkuan në hënë në vitet 1960, raportuan se ata panë një shkëlqim si ai para një agimi, dhe NASA dëshiron të dijë nëse pluhuri i hënës i ngarkuar me energji elektrike ishte shkaktori i tij. Kanë kaluar dekada që nga misioni i fundit, kështu që koha është e përshtatshme, thotë shkencëtarja e programit LADEE Sarah Noble.

“Ka një numër vendesh dhe kompanish private, të cilët po planifikojnë misione në hënë gjatë viteve të ardhshme, kështu që është koha e përshtatshme për të shkuar dhe për të parë tani që është akoma e paprekur.”

NASA po u kërkon astronomëve amatorë në gjithë botën të vëzhgojnë për ndikimet e hënës gjatë misionit LADEE.

“Ka ndikime në hënë gjithmonë, dhe ne duam të dimë se çfarë roli luajnë ato në atmosferë dhe mjedisin pluhuror.”

Astronomët të cilët kanë telefona iPhone mund të shkarkojnë një program falas për të ndarë vrojtimet e tyre me agjencinë e hapësirës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung Galaxy S4 në 6 modele

Zonja Noble thotë se diçka me përmasat e LADEE-t godet sipërfaqen e hënës të paktën një herë në muaj, dhe LADEE do ta bëjë atë nëpërmjet një përplasjeje të kontrolluar gjatë fundit të misionit.

 

image_pdf

Categories

Archives