Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mishi me hormone, impotencë te meshkujt

Mishi me hormone, impotencë te meshkujt

 

mishi mjeksiaislame

Hormoni i rrezikshëm i njohur me emrin Boldemec po qarkullon lirisht në tregun shqiptar. Me këtë produkt të ndaluar në vendet e bashkimit prej më shumë se një dekade, është hormoni i përdorur gjerësisht nga fermerët, por edhe i shitur e i kërkuar në farmacitë vendase.

Pas investigimit të “Balkan Insight” dhe kamerës së fshehtë të “Top Channel”, gazeta “Shqip” bën publike fakte të reja të lidhura me pasojat që kanë qytetarët që konsumojnë mish të rritur me hormone, që theret i njomë dhe konsumohet nga qytetarët si i vendit, produkt bio, ndërkohë që mishi i shërbyer në tavolinë, përveç se produkt i rritur artificialisht, është tepër i dëmshëm për organizimin.

“Steroidi,hormoni Boldemec shkakton rritjen e nivelit të estrogjenit. Hormoni në këtë rast shkakton rritje në peshë, shtim të forcës, por ka pasoja edhe për shëndetin riprodhues.
Steroidi  shkakton impotencë, por edhe ulje të aftësisë së riprodhimit, pra shkallës së fertilitetit te meshkujt.Te femrat nuk ka pasoja për fertilitetin. Ndërkohë që kjo sasi estrogjeni ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin seksual të meshkujve”, tha mjeku androlog Evi Dani. /albeu.com/

Categories

Archives