Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mishi I kafshëve që therren me Bismilah – Hulumtim shkencorë…



Mishi I kafshëve që therren me Bismilah – Hulumtim shkencorë…

Në Xhahilijet (periudhën para-Islamike), kur politeistët dëshironin të therrnin në shenjë sakrifikimi ndaj idhujve të tyre, ata do të ulërinin me zë të lartë emrin e idhullit në momentin e therrjes. Kjo quhet ‘’ihlal’’ në gjuhën Arabe që do të thotë brohoris. Kjo fjalë është përdorur në thelb për të përshkruar ulërimën apo bërtitjen e vepruar me rastin e shikimit për herë të parë të Helalit (hënës), ndërsa më vonë kjo fjalë është përdorur për të përshkruar qdo bërtimë të shkakëtuar nga befasia. Pastaj fjala ihla është përdorur për të përshkruar qdo sakrificë pa marrë parasysh a është përmendur apo jo emir I idhulit, dhe është ulëritur me zë të lartë apo fishkëlluar.

Është zgjeruar kuptimi I fjalës për të përfshirë qfarëdo therrje pa marrë parasysh a është bërë për sakrificë apo jo. All-llahu subhanehu ëe teala në Kur’an thotë : ‘’ dhe atë që theret jo në emër të All-llahut…’’ (Surja Nahl (Bleta):115). Ky ajet I sures Nahl I referohet ndalimit të asaj që u synua psh. therrjes në emër të tjetërkujt përveq All-llahut. Në fakt All-llahu subhanehu ëe teala vazhdimishtë thekson, në ajete të ndryshme të Kur’anit, rëndësinë e thënies së Emrit të Tij në qdo thërrje.

Në vazhdim kemi ajetet Kur’anore që flasin për këtë:

‘’… dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.’’(Surja Maide :4)

‘’Ju (besimtarë) hani nga ajo që (është therur dhe) është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij. Ç’keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat.’’ (Surja Enam (Bagëtitë):118-119).

’E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.’’(Surja Haxhxh:36).

Në një project hulumtimi të koordinuar nga një numër univerzitetesh të Sirisë, njëzet fizikantë prominent, veterinarë, farmacistë dhe shkenctarë zbuluan se të thënit Bismilllah All-llahu Ekber (në emër të All-llahut, All-llahu është më I madhi) gjatë therrjes së një kafshe, sterilizon dhe dezinfekton trupin e kafshës që është një gjë e kundërt me rastet kur emri I All-llahut nuk është përmendur gjatë therrjes.

Dr.Khaled Halaëa, zëdhënësi I këtij grupi të hulumtuesve, ka sqaruar se një seri e eksperimenteve të përsëritura gjatë një periudhe hulumtimi prej tre(3) vitesh tregoi se në indet apo mishin e kafshëve gjatë therrjes së të cilave nuk është përmendur emri All-llahpërmbanin gjakë të ngjizur apo mpiksur dhe ishin të kolonizuara(banuara) me disa tipe të bakterieve si streptokoku, Echerichia Coli dhe të tjera. Në anën tjetër kafshët të cilat janë therrur me thënien e Bismillah All-llahu Ekber, ishin të pastërta dhe plotësishtë të drenuara(zbrazura) nga gjaku dhe mikrobet.

Dr.Foad Ne’maprofessor I Veterinarisë në Universitetin e Damaskut, hedh dritë mbi këtë fenomen duke shpjeguar se kafsha e cila është therrur pas deklarimit të thënies Bismilah All-llahu Ekber, kalon nëpër një seri dridhjesh, që edhe është shkaku se pse gjaku zbrazet kaq mirë. Mrekullishtë këto dridhje të fuqishme nuk shfaqen në kafshët të cilat therren pa theksim të emrit të All-llahut.





Kështu edhe pse lejimi I gjakut të zbrazet në një proqes të therrjes së mirë, e mundëson zbrazjen apo boshatisjen e kafshës nga gjaku dhe substancat e dëmshme të tij por nuk mundëson zbrazjen e plotë nga këta përbërës.

Kërkuesi tjeter Dr. Abdulkader Dirani, qe mori fjalën per shpjegime të metejshme u shpreh : Migjithëse ne Kuran thuhet : “Mos Hani mishin që therret pa përmendur emrin All-llah”, shumë njerëz që nuk e dinë vlerën e thënjes Bislmilah përpara therjes se kafshës, vazhdojnë ti therrin kafshët pa përmendur emrin e All-llahut, kjo gjë më shtyu qe te bëj një kërkim shkencorë mbi këtë temë. Kur fillova të bëjë kërkime mbi mishin e kafshëve që therren me Bislmillah edhe me tekbire disa nga anëtaret e grupit kerkimorë nuk e perlqyen këtë ide. Por kur filluam të marrim rezultate shokuese në qdo fushë të studimit tonë edhe atyre që nuk e pelqyen idenë e studimit në fillim,filloi tu rritet interesi dhe kurreshtja për të vazhduar studimet. Studimet tona që vërtetuan se në mishin e therrur me Bismilah nuk gjendet gjak të mpiksur,mikrobe apo bakterie ashtu siq gjendet në mishin e therrur pa Bislmilah, na treguan edhe njëherë fuqinë e madhe të fjalës Bismilah.

‘’Ne do t’ua bejme atyre te mundshme qe te shohin argumentet tona ne horizonte dhe ne veten e tyre, derisa tu behet e qarte se ai (Kur’ani), eshte i vertete. A nuk mjafton qe Zoti yt eshte deshmitar per qdo gje?”

 (Fussilet, 53).

Marrë nga :

http://www.rasoulallah.net/v2/document.aspx?lang=en&doc=7024

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak-MD-