Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mishi i deles

Mishi i deles

Mishi i deles

Mishi i deles është i ngrohtë në gradë të dytë dhe i lagësht në gradë të parë. Lloji më i mirë është mishi i deles njëvjeçare, i cili, nëse tretet siç duhet, prodhon gjak të pastër. Ky lloj mishi është i përshtatshëm për ata që kanë temperament të nxehtë ose të ftohtë dhe për ata që ushtrohen me sport në vende të ftohta dhe në mot të ftohtë. Ai është i dobishëm edhe për ata që vuajnë nga vreri i zi, ashtu siç është i mirë për të forcuar mendjen dhe kujtesën. Megjithatë, mishi i një deleje të vjetër dhe të dobët nuk është i mirë sa delja motake.
Mishi i dashit që ka një ngjyrë të errët është më i mirë, sepse është më i lehtë, më i shijshëm dhe më i dobishëm. Nëse ka qenë dash i tredhur, është akoma më i mirë. Mishi i kuq i një deleje të majme
është, gjithashtu, i lehtë dhe i ushqyeshëm, ndërsa pjesa e gjoksit është më pak e ushqyeshme dhe më pak e tretshme për stomakun.
Pjesët më të mira janë mishi i brinjëve, sidomos ai i anës së djathtë, që është më i lehtë dhe më i ushqyeshëm se ana e majtë, ashtu si pjesët e përparme janë më të mira se pjesët e prapme.
Pjesa më e pëlqyeshme për Pejgamberin (s.a.u.s.) ishte ajo e përparme, që ndodhet afër kokës, por jo vetë koka. Kjo pjesë është më e lehtë dhe më e shijshme. Njëherë, El Farazdaku dërgoi një person në treg për t‟i blerë mish, duke e këshilluar: “Bli pjesët e përparme, por jo kokën ose të brendshmet, sepse këto janë pjesët e sëmundjeve.”
Mishi i qafës është, gjithashtu, i shijshëm dhe i lehtë në tretje. Megjithatë, mishi i shpatullave është më i lehti, më i shijshmi, më i shëndetshmi dhe më i tretshmi nga të gjitha pjesët e tjera. Në dy Sahih-ët shënohet se i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) parapëlqente pikërisht mishin e shpatullës së deles. Sidoqoftë, edhe mishi i pjesës së prapme të saj është i ushqyeshëm dhe prodhon gjak të pastër.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse duhet ta lini duhanin

Categories

Archives