Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mirësitë e sures Fatiha


Mirësitë e sures Fatiha


el fatiha
Mirësitë e Sures Fatiha janë të shumta, sikurse edhe gjërat që e vënë në dukje, mirësitë e saj janë të shumta, porse këtu do të përmëndim disa prej tyre.

1) Është quajtur me emra të ndryshëm dhe ç`do emër mban në veten e tij kuptim të cilin nuk e mbajnë emrat e tjerë, këto emra janë përmëndur në Kur’an, Sunnet dhe në fjalët e Shokëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), si p.sh: 

a) Nëna e Kur’anit: 
Eshtë quajtur me këtë emër sepse është përfshirë në të në mënyrë të përgjithshme ajo c`farë ka përfshirë Kur’ani në mënyrë të shtjelluar, ka thënë dijetari Ibn Kaj-jim El-Xheuzijje (rahimehull-llah): 
Kush e kupton këtë sure dhe qëllimet e saj, ka shpëtuar prej të kotës, dyshimeve dhe bidateve. 

b) Baza (ose themeli) e Kur’anit: 
Eshtë trasmetuar ky emër prej Ibn Abasit (radiall-llahu anhuma) dhe s`ka dyshim se Surja Fatiha është baza e besimit (akides) dhe e gjithë mirësisë. 

c) Shërim:
Eshtë trasmetuar nga Ebu Seid El Khudri (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka quajtur me këtë emër. 

2) Është surja më e mirë dhe më madhështore në Kur’an: 
Eshtë përmëndur në hadithin e Ebu Seid El Mual-la (radiall-llahu anhu) se ka thënë: 
Isha duke u falur dhe më thiri i dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), nuk iu përgjigja derisa përfundova namazin, më pas i erdha të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe më tha: 
C’farë të pengoi të vijë ? 
I thashë: 
O i Dërguari All-llahut isha duke u falur ! 
Tha: 
A nuk ka thënë All-llahu s.u.t: 
O ju të cilët keni besuar përgjigjuni All-llahut dhe të Dërguarit nëse ju thërret në c`farë ju gjallëron jetën e zemrës dhe të shpirtit. 
Më pas më tha: 
Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur’an para se të dalësh prej xhamisë. 
Më kapi për dorë, e kur deshi të dilte prej xhamisë i thashë: 
O i Dërguari All-llahut më the, Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur’an ? 
Tha: 
Po, El-hamdu lil-lahi Rab-bil aalemin, ajo është shtatë ajetshja dhe Kur’ani i Madhëruar i cili më është dhënë mua. 
Tra: Buhariu dhe Imam Ahmedi. 

3) Ajo është dritë e zbritur prej një dere prej dyerve të qiellit e cila nuk është hapur vetëm se ditën kur ka zbritur kjo sure bashkë me një melek (engjëll) i cili nuk ka zbritur prej qiellit kurrë, sikurse ka trasmentohet nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) se ka thënë: 
Duke ndënjur i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) bashkë me Xhibrilin, dëgjoi një zhurmë (zhurma e cila bën dera kur hapet) dere sipër tij, e ngriti Xhibrili shikimin e tij në qiell dhe tha:
Kjo është një dere që u hap prej dyerve të qiellit, nuk është hapur kurrë, dhe zbriti prej saj një melek që nuk ka zbritur kurrë, erdhi tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i dha selam dhe tha:
Përgëzohu me dy drita që të janë dhënë, nuk ju janë dhënë asnjë Profeti para teje Hapja e Librit dhe mbyllëset (ose-përfunduset) e sures Bekare, nuk ke për të lexuar prej tyre ndonjë fjalë, vetëmse do të të jepet.
 

Tra: Imam Muslimi.

Leximi i sures Fatiha në formën më të plotë, arrihet me tre gjëra:

a) Leximi i saktë sipas rregullave të leximit të Kur’anit. 

b) Kuptimi i përmbajtjes dhe argumentave të kësaj sureje. 

c) Praktikimi i saktë dhe zbatimi i argumentave dhe përmbajtjes së kësaj sureje. 

4) Duhet që muslimani gjatë leximit të kësaj sureje të përqëndrohet, dhe gjithashtu gjatë leximit të gjithë Kur’anit, dhe ta dijë se po lut All-llahun s.u.t, sikurse ka thënë Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uah-hab (rahimehull-llah): 
Meditova në lutjet e trasmetuara prej të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe gjeta më madhështoren e tyre ti lutesh All-llahut s.u.t. që të të udhëzoj, e kjo lutje ndodhet në suren Fatiha. 

Një shkrim tjetër i dobishëm  ''Flisni'' dhe ''Mos flisni''
Tags:

Categories

Archives