Thursday, 16/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mirësitë e istigfarit



Mirësitë e istigfarit

Mirësitë e istigfarit

1- Ajo është adhurim ndaj Allahut të Lartësuar.
2- Shkak për faljen e mëkateve, ajeti thotë: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë”. (Nuh, 10)
3- Shkak për zbritjen e shiut, ajeti thotë: “Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk”. (Nuh, 11)
4- Shkak për shtimin e pasurisë dhe fëmijëve, ajeti thotë: “Ju shumon pasurinë dhe fëmijët…”. (Nuh, 12)
5- Shkak për hyrje në xhenete, ajeti thotë: “…ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh, 12)
6- Shkak për shtimin e fuqisë, ajeti thotë: “…dhe fuqisë suaj i shton fuqi…”. (Hudë, 52)
7- Shkak për mirësi, ajeti thotë: “…se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira…”. (Hudë, 3)
8- Shkak për largimin e sprovave, ajeti thotë: “…Allahu nuk do t’i dënojë, nëse ata kërkojnë falje (istigfare). (Enfalë, 33)
9- Çdo njërit ia jep shpërblimin, ajeti thotë: “…dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar…”. (Hudë, 3)
10- Shkak për zbritjen e mëshirës së Allahut, ajeti thotë: “…pse të mos i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni”. (Neml, 46)
11- Shpagim i tubimit duke e pasuar Muhamedin (alejhi selam) i cili në çdo tubim kërkonte falje 70 herë, në një transmetim (tjetër) 100 herë.









Categories

Archives