Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MIQËSIA ËSHTË JETË

MIQËSIA ËSHTË JETË

kerkova nje shok

 

1. Miqësia është dhuratë që vlera e saj shtohet më tepër me kalimin e kohës.

 

2. Disa miq janë jetë!!

 

3. Miqësia është fjalë e çmuar, nuk i thuhet çdo kujt!!

 

4. Miqësia është trëndafili i vetëm që në të nuk ka thera!!

 

5. Ka shokë, dhe nuk e teproj nëse them për ta, se ata janë ilaç për shpirtrat tanë të thyer!!

 

6. Nuk i dua njëqind miq, po një mik për njëqind vjet!!

 

7. Jeta ime ka mundësi të jetë e stërmbushur me shokë, mirëpo, shumë pak janë me mua kur kam nevojë për ta! Çdo nder dhe respekt për ta!!

 

8. Nëse miqësia është pika e dobët e jotja, dije se ti je personi më i fortë në botë!

 

9. Kur e kalon kohën me një shok të afërt që e ke, në vete e ndjen se kalon shkëlqyeshëm, edhe nëse tërë kohën të dy rrini të heshtur!

 

10. Shokët e vërtetë dallohen me tri cilësi: është rëndë t’i gjesh, dhe rëndë t’i lësh, dhe rëndë t’i harrosh!!

 

11. Mos e shoqëro përveçse atë që ta ruan fshehtësinë dhe ta mbulon të metën dhe ti përhap të mirat dhe ti mbulon mëkatet.. e nëse nuk e gjen një të tillë, atëherë mos e shoqëro askënd përveçse veten!

 

12. Mos e zgjedh shokun që nuk kupton dhe mos e humb shokun për shkak keqkuptimit.

 

13. Shokët njihen në situata e jo me vite, një realitet që do ta kuptosh një ditë prej ditëve!!

 

14. Nuk jam melaqe pa gjynahe, por edhe nuk jam nga ata që i mashtron të dashurit dhe i tradhton shokët!!

 

15. Miqësia është si shkëmbi, nuk e prish atë vetëm se çekiçi i tradhtisë!!

 

16. Miqësia nuk është ajo që miku yt të shoqëron për çdo ditë, po ai të jetë afër teje, atëherë kur nga ty largohen të gjithë!!

 

17. Nëse nuk je për shokun tënd dorë e cila e drejton kah Xheneti, atëherë ti nuk je shok i vërtet.

 

18. Nëse e sheh një shok të pa buzëqeshur, tento t’ia japish një!!

 

19. Kush kërkon mik pa të meta, mbetet pa mik!!

 

20. Shoqëria është një gjë shumë e ndershme; vetëm se ka nevojë për njerëz që e dinë kuptimin e besnikërisë e jo të interesit!!

 

21. O Zot, unë kam miq që syri im nuk i sheh, të lutem Zot që me syrin Tënd të përkujdesesh për ta, dhe lehtësoi brengat dhe nevojat e tyre, dhe bëje që lumturia t’i përcjell në çdo hap që ecin!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives