Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MIQËSIA E DËLIRË



MIQËSIA E DËLIRË

MIQËSIA E DËLIRË

Miqësia mund të jetë e sinqertë por, për të mos u shndërruar në armiqësi në botën tjetër, ajo duhet ndërtuar mbi baza të devotshmërisë dhe besimit në Zotin. Garancia e miqësisë së suksesshme dhe të dobishme është që lidhja e saj të kurorëzohet me motivin e synimit të kënaqësisë së Allahut.
“Miqtë e afërt atë ditë do të bëhen armiq të njëri tjetrit, përveç të devotshmëve.” (Kur’an)
Për të qenë miqësia e mirë dhe e dobishme në të dyja jetët është e nevojshme që të ngritet mbi bazat e devotshmërisë. Kësisoj, kjo miqësi do të jetë e dëlirë, pa hile dhe plot bekime për të dyja palët. Nevojën e natyrshme të njeriut për tu shoqëruar, Kur’ani nuk e ka shpërfillur. Përkundrazi, e ka fuqizuar dhe e ka vënë në shërbim të njeriut duke e tejkaluar nivelin e asaj nevoje nga ajo që mund të llogaritet vetëm si emocionale. Respektimi preferencave të Islamit për të kultivuar një miqësi të dëlirë i jep kēsaj të fundit shpirt, jetëgjatësi dhe shumë bekime në këtë jetë bashkë me shpërblimet e botës tjetër.
Kalimthi, duhet pasë parasysh disa preferenca konkrete në formë kriteresh që duhet ti plotësojë një person për të qenë shok i mirë dhe për të qenë e dobishme shoqëria me të:
– Të jetë i përkushtuar në fe dhe të të ndihmojë edhe ty në këtë drejtim,
– Të jetë stabil dhe rrezatues i guximit,
– Të jetë e mundshme të mësosh prej tij,
– Të jetë mirëkuptues dhe tolerant,
– Të mos jetë ziliqar dhe
– Të praktikojë vazhdimisht lutje të mira për shokun.
Njeriu i këtillë duhet bërë shok, duhet konsideruar mik. Epilogu i kësaj miqësie do të jenë përfitimet e panumërta në këtë botë dhe kënaqësia e Allahut dhe shpërblimet e Tij në botën tjetër.