Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi vendimet për trajtimin e 6 fëmijëve me leukemi


Ministria e Shëndetësisë nënshkroi vendimet për trajtimin e 6 fëmijëve me leukemi


Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë, 23 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani, nënshkruan sot vendimet për dërgimin jashtë vendit për mjekim të 6 fëmijëve kosovarë të prekur nga leukemia.

Tri raste (D.N. , S.S., dhe S.H.), do të dërgohen për mjekim jashtë vendit menjëherë pas vikendit, ndërsa tri raste të tjera (R.R, F.H. dhe A.G.) të cilat janë duke u mjekuar jashtë vendit, pasi Ministria i kishte mbështetur më parë me nga 30.000 euro, do të mbulohen me mjete shtesë, për të kryer trajtimin e plotë.

Këto gjashtë raste do të trajtohen në Gjermani (5) dhe Austri (1), ndërsa do të kushtojnë 730.000 euro. Mjetet që do të përdoren janë pjesë e Fondit prej 5.5 milionë eurove që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndarë për trajtimin e fëmijëve me leukemi dhe raste të kancerit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zyrtarisht hapet fushata parazgjedhore në Kosovë

Categories

Archives