Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ministria e FSK-së blen 720 mijë euro xhipa “Mercedes”


Ministria e FSK-së blen 720 mijë euro xhipa “Mercedes”


mercedes xhip  Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka blerë tetë automjete taktike të standardizuara në vlerë prej rreth 720 mijë euro

Çdo njëri prej tyre kushton rreth 90 mijë euro, përderisa fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “Auto Mita”.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në të ardhmen do të qarkullojnë nëpër terrene malore me xhipa “Mercedes Benz”, pasi që Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) atyre u ka blerë tetë automjete taktike të standardizuara në vlerë prej rreth 720 mijë euro, shkruan Zëri.

Çdo njëri prej tyre kushton rreth 90 mijë euro, përderisa fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “Auto Mita”. Zgjim Mita, përgjegjës për shitje te “Auto Mita”, ka konfi rmuar të premten për “Zëri” se kompania e tyre është shpallur fituese e tenderit për furnizim me 8 vetura taktike dhe, siç thotë ai, nëse shkon gjithçka sipas planit nënshkrimi i kontratës do të ndodhë më 16 gusht 2013, përderisa sjellja e këtyre automjeteve në Kosovë pritet të ndodhë në dhjetor të këtij viti.

Ai sqaron se në çmimin prej rreth 720 mijë euro për furnizim me automjete taktike është i përfshirë edhe garancioni trevjeçar dhe mirëmbajtja e plotë e automjeteve. Mita konfirmon se për zhvillimin e procesit të tenderimit me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i informuar dhe me mbikëqyrje nga gjigandi gjerman i automobilave “Daimler”, gjë që, sipas tij, e dëshmon edhe korrektësinë për çmimin e ofruar në tender.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gati projektligji për sigurime shëndetësore

Categories

Archives