Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ministri Veliaj vizitë në KMSH

Ministri Veliaj vizitë në KMSH

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti në një takim në selinë e KMSH-së, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erjon Veliaj. Fillimisht,ministri Veliaj solli përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit Edi Rama dhe prezantoi kryetarit të ri të Komitetit Shtetëror të Kultevez. Ilir Hoxholli, duke shprehur besimin e tij se z. Hoxholli, do ta kryejë me sukses detyrën që qeveria i ka ngarkuar.

kmsh
Nga ana e tij Kryetari i KMSH-së, e falënderoi z. Veliaj për vizitën dhe shprehu përkrahjen e KMSH-së dhe besimin e plotë në aftësitë intelektuale dhe administrative të kreut të ri Kulteve z. Hoxholli.

Më pas Kryetari i KMSH-së bëri një prezantim të stafit të institucionit që ai drejton dhe një panoramë të përgjithshme të Komunitetit, Myftinive, Xhamive, Medreseve dhe Universitetit Bedër.

Ndërkohë ministri Veliaj ka shprehur konsideratat e tij më të larta për Komunitetin Mysliman dhe Kreun Muça, për rolin konstruktiv dhe tolerues dhe për solidarizimin që KMSH ka treguar gjatë gjithë viteve të demokracisë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka luajtur një rol konstruktiv dhe tolerues me çdo situatë që është përballur, duke treguar kështu se toleranca është mënyra më e mirë e të vepruarit. Gjithashtu KMSH ka luajtur një rol të madh me solidaritetin dhe përkrahjen që ka treguar në ndihmë të shtresave në nevojë dhe për këtë unë ju jam mirënjohës”, nënvizoi z. Veliaj. /albeu.com/

Gjithashtu ministri Veliaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për kontributin që Komuniteti Mysliman ka dhënë në punësimin, veçanërisht të të rinjve, në strukturat përkatëse të KMSH-së në qendër dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Më tej ministri vlerësoi edhe sistemin arsimor të KMSH-së e veçanërisht Universitetin Bedër duke e cilësuar atë si një ndër universitetet private më të mirë dhe më shumë vlera në vend. Në përfundimministri ka shprehur mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare ndaj Komunitetit Mysliman.

Ndërsa kreu i ri i kulteve z. Hoxholli, u shpreh së ndihet mes miqsh dhe se i vjen mirë që bashkëpunimi i tij me KMSH-në do të intensifikohet edhe më tej, duke shprehur besimin e plotë që ky bashkëpunim do të jetë mjaft frytdhënës.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Servet Gurra përfaqësues i Komunitetit Shtetëror të Kulteve, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të KMSH-së.

Categories

Archives