Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ministrat e qeverisë Kosovare pritet të vizitojnë Luginën


Ministrat e qeverisë Kosovare pritet të vizitojnë Luginën


presheva

Ministrat e Qeverisë së Kosovës që nuk kërkohen nga autoritetet e Serbisë do të nisin nga e marta kërkesa për vizita të njëpasnjëshme në Luginën e Preshevës.
Vizita shkollave shqipe atje, takime me qytetarë dhe një varg arsyesh tjera do të figurojnë në kërkesat që ministrat kosovarë do të shkruajnë në kërkesat që do t`i dorëzojnë në Zyrën e BE-së në Prishtinë, shkruan “Tribuna”.

Sipas traditës, Zyra e BE-së në Prishtinë kërkesat i dërgon tek zyra e Unionit ne Beograd, e ata tek Qeveria e Serbisë.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se qëllimi është që të testohet gatishmëria e Beogradit për të pranuar zyrtarët kosovarë, ashtu siç Kosova do t`i pranojë zyrtarët serb një nga një në vizita gjatë fushatës elektorale.

Sipas të njëjtit burim, Qeveria e Kosovës pret që asnjë kërkesë të mos refuzohet, e nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë pala kosovare në mënyrë reciproke do të refuzojë kërkesat e zyrtarëve serbë. /Tribuna/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nuk do të ketë regjistrim derisa nuk kthehen popullata e shpërngulur nga viti 1999

Categories

Archives