Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Milingona,shkenca dhe feja – thjeshte e mrekullueshme

Milingona,shkenca dhe feja – thjeshte e mrekullueshme

Në Kur’anin famëmadh një kaptinë e quajtur “Milingona” tërheq vëmendjen e njeriut për të llogjikuar dhe medituar në madhështinë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm, në krijimin e këtij insekti për të cilin Kur’ani thotë:

“O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.

(En Neml, 18

Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se milingona përgjason me njeriun në zakone. Ato ndërtojnë qytete, hapin rrugë nëntokësore, depozitojnë ushqimin në depot ë veçanta. Fiset e milingonave i shpallin luftë njëra-tjetrës dhe fitimtari merr robër lufte. Pa dyshim që milingonat kanë një qytetërim të quditshëm specific.
Ekzistojnë disa lloje milingonash që merren me mbjelljen e barërave për ushqim dhe gjuajnë lloje të caktuara krimbash dhe lavrash.
Ushtarët (e milingonave të bardha) janë më të mëdhenjë se milingonat punëtore dhe kokat e tyre janë më të mëdha dhe më të forta. Kur qyteti sulmohet nga milingonat tjera, ushtarët mblidhen në hyrje të tij, ngjiten sipër njëra-tjetrës, duke formuar një mur të gjalë

Milingonat jetojnë në shoqëri me shumë insekte. Janë gjendur rreth 2000 lloje insektesh të ndryshme brenda vendbanimeve të milingonave.
Milingonave u pëlqen një substancë e ëmbël (vesa e mjaltit) që e marrin nga gjethet dhe drunjtë e pemëve.
Organizimi i mirë i punës së milingonave ka arritur deri aty sa të ndërtojnë dhoma të veçanta për ”insektet e nektarit” që ruajnë.
Kokrra e grurit nëse lihet në fole, do të rritet e do të mbijë, gjë që do të shkatrronte folenë e saj. Por milingona e ndanë kokrrën e grurit në dy apo katër pjesë duke e prishur kështu embrionin e saj.
Kush e udhëzoi milingonën të mësonte këto gjëra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithëfuqishëm, siç e përshkruan verseti Kur’anor:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Siesta dhe mrekullia profetike

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
I cili krijoi dhe përsosi,
Dhe i cili përcaktoi e orientoi”
(El A’ëla, 1-3)

Categories

Archives