Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MIKU IM!



MIKU IM!

12038890_1526742360949358_2793771012022424729_o

MIKU IM!

Edhe nëse e gjithë bota, të thonë që ti s’e bën dot këtë apo atë tjetrën vepër, ti përsëri mos e zgjatë këtë bisedë me ata, mos e shfaq aspiratën tënde para tyre, mos i dëgjo ata, shkurtoje ndenjën me ta, e largohu prej tyre në mënyrë që të mos zhgënjehesh, nëse thellë nga brendia jote jehon Zëri Intuitiv i yti! 

Ky zë, ah ky zë, është Miku i Besueshëm i yti, është ai që të bën të ndihesh i sigurt në arritjen e një gjëje, aq sa nga kjo siguri të rrahë zemra me shpejtësi, ky zë, e njeh mirë forcën dhe kapacitetin tënd. Ky zë është Zëri i Koshiencës, Zëri i Miratimit për suksesin tënd. Këtë zë ti patjetër që duhet ta ndjekësh dhe të mos e shpërfillësh, sepse po e shpërfille, do të pendohesh rëndë! 

Dëgjoje këtë zë që të flet nga brenda, Intuitën, orë e çastë, kur të vetmohesh ajo të flet aty thellë nga qënia jote, pa urdhërin tënd, në mënyrë të pavetëdijshme. Intuita është ajo që nëse ti e dëgjon, të bën ta ndryshosh veten, jetën dhe botën! 

Ndiqe intuitën tënde, që të futesh në detin e madhështisë dhe të suksesit! 

Albert Ainshtajn thoshte që “Intuita është një dhuratë e shenjtë. Por ja që ne kemi krijuar një shoqëri e cila e ka harruar këtë dhuratë!” Të vërtetën e tha geniu Ainshtajn, Intuita vërtetë është dhuratë e Allahut të Gjithditur! 

Mos ki frikë në dështimin e një njeriu, përderisa ai e ndjekë intuitën e tij! 

Kurse kirurgu i famshëm amerikan Alexix Karrel thoshte se “..njerëzit e mëdhenj, kanë edhe Intuitë të fuqishme, ata disi, sikur i kuptojnë, i ndjejnë, i nuhasin gjërat pa analiza e pa argumente, ata, janë të panevojshëm për informacione!”

Ndiqe Zërin e Brendshëm, ndiqe, ndiqe, ndiqe atë!





Agron Islami