Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Miku im (Pejgamberi a.s.) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t’i shikoj ata që janë më poshtë se unë

Miku im (Pejgamberi a.s.) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t’i shikoj ata që janë më poshtë se unë

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të jetë mirënjohës ndaj të mirave të All-llahut dhe të sillet mirë ndaj njerëzve.
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thënë:
Miku im (Pejgamberi a.s.) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t’i shikoj ata që janë më poshtë se unë.
Më ka porositur t’i dua të ngratët dhe të rrij me ta.
Më ka porositur të sillem mirë me të afërmit dhe t’i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën.
Më ka porositur që të them të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur.
Po ashtu më ka porositur që sa më shumë të them:
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo është një arkë me gjëra të çmuara nga arkat e Xhennetit.
Transmetojnë Taberaniu dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij.

Categories

Archives