Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mikrosofti kërkon Nokian për 7.2 miliard dollarë

Mikrosofti kërkon Nokian për 7.2 miliard dollarë

Dy vite pasi lidhi fatin e saj me programin Windows të Mikrosofti-t për Telefonat celularë, Nokia pranoi sot që t’i shesë gjigandit amerikan biznesin kryesor, atë të prodhimit të aparateve celularë me një vlerë prej 7.2 miliard dollarësh. Dikur prodhuesi kryesor në botë i telefonave celularë, Nokia u tejkalua vitet e fundit nga teknologjitë e reja që ofruan kompanitë Apple dhe Samsung.  Finalizimi i shitjes pritet të arrihet në tremujorin e parë të vitit që vjen në varësi të miratimit nga aksionerët e kompanisë Nokia dhe auturiotetet qeveritare.

mikrosofti nokia

Dikur kompania më e madhe në botë e prodhimit të telefonave celularë, Nokia ka vëndosur t’i dorëzojë kompanisë amerikane Mikrosoft,  degën kryesore të prodhimit të celularëve. Drejtuesi i kompanisë Nokia, Risto Siilasmaa e bëri të ditur sot arritjen e marrëveshjes me Mikrosoftin.

“Për pjesën më të madhe të jetës kam qënë sipërmarrës dhe të tillë e di veten. Sipërmarrja për mua nuk është profesion por një mënyrë e jetës. Të jesh sipërmarrës do të thotë të kesh aspirata të ndërtosh gjëra që ndryshojnë botën, shitja e bizneseve nuk është thuajse aq e pëlqyeshme, por nganjëherë është veprim i drejtë që duhet bërë.” 

Edhe shefi kanadez i kompanisë Nokia, Stephen Elop, i cili drejtoi departamentin  e Mikrosoftit për programet e biznesit para se të kalonte me Nokian në vitin 2010, do të rikthehet tek Mikrosofti ndërkohë që bordi i kompanisë do të vendosë se kush do të zëvendësojë shefin aktual të kompanisë Steve Ballmer, i cili do të largohet brenda 12 muajsh.

“Nuk kemi plane të ndryshojmë vendin ku kryhet puna sot. Kjo qasje ka rezultuar e suksesshme për blerjet e mëparshme si Skype ku ka një degë të madhe veprimi në Estoni, NEVISION që është e pëqendruar në Danimarkë dhe Infast me qendër në Oslo. Jemi thellësisht të angazhuar në Finlandë, ku do të jetë qendra e kërkimeve dhe zhvillimeve për paisjet telefonike.”  

Kompania Nokia thotë se pret që rreth 32 mijë  punonjës nga 90 mijë në mbarë botën do të kalojnë nën kompaninë Mikrosoft, përfshi rreth 4,700 të tjerë të cilët do të transferohen në Finlandë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Blackberry braktis planet për t’u shitur

Shitja e degës së prodhimit të telefonave nga Nokia shënon daljen nga skena të kompanisë thuajse 150 vjeçare që dikur dominoi tregun global të telefonave celularë. Nokia, e mbetur me biznesin e lidhjeve, navigacionin dhe patentat, ende mbetet kompania numër dy në botë për prodhimin e telefonave celularë pas kompanisë Samsung, por nuk është në pesëshen kryesore që prodhon telefonat inteligjentë.

Analistja e tregjeve Brenda Kelly beson se marrëveshja do t’i ofrojë kompanisë Nokia pak kohë.

“Është hapi i duhur nga Nokia. Ka patur rënie të madhe të vlerës së aksioneve dhe marrëveshja do ta ndryshojë këtë gjendje, kryesisht partneriteti me Mikrosoftin. Ndërsa nga ana tjetër mendoj se përpjekjet nga Nokia janë shumë të vonuara.”

Gjatë tre viteve nën drejtimin e Stephen Elop, Nokia pa rënien e vlerës së saj në tregje. Në vitin 2011 Elop pat thënë se Nokia po mbetej mbrapa dhe kishte mangësi teknologjike të brendëshme për të ecur përpara. Ai mori një vendim të debatueshëm për të përdorur programin  Windows të Mikrosoftit për telefonat, në vend të vetë programeve nga Nokia apo Android  të firmës Google. Nokia, e cila zotëronte 40 përqind të tregut në vitin 2007, tani ka një treg prej afro 15 përqindësh të telefonave inteligjentë.

Shitja e biznesit të paisjeve celulare nuk është ndryshimi i parë dramatik për kompaninë Nokia e cila ka prodhuar gjithçka që nga paisjet televizive e deri tek çizmet prej gome.

Categories

Archives