Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mevludi pjesë e Islamit të pastër apo shpikje e injorantëve devijues !?

Mevludi pjesë e Islamit të pastër apo shpikje e injorantëve devijues !?

mevludi

Me fjalën “mevlud” është për qëllim kremtimi i ditëlindjes së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Rreth ditëlindjes së profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kemi mendime të ndryshme për saktësinë e datës së saj, ajo më e njohura është 12 Rebiul Evel, ndërsa mendimet tjera dallojnë nga kjo, saqë disa prej tyre thonë se nuk ka lind fare në këtë muaj? Polemika dhe mendimet e ndryshme rreth kësaj na forcojnë bindjen edhe më shumë për të parashtruar disa pyetje?

– a e ka treguar Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ditëlindjen e tij?

– Sa herë e ka festuar Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mevludin (ditëlindjen e tij)?

– Ne cilin vend e kanë festuar Sahabet për herë të parë mevludin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?

– Kur ndodhi ky festim i sahabeve (viti)?

– Cilat lloj ëmbëlsira konsumoheshin nga sahabet për këtë mevlud?

– Cilat ishin ilahite, poezitë dhe vargjet (mevludet) më të njohura që kënduan sahabet në at mevlud (në at kremtim)?

Nëse nuk ke përgjigje provo të besh të njëjtat pyetje për brezin pas sahabeve (tabiinet), e nëse nuk gjen përgjigje atëherë pyet për brezin pas tyre (tabi tabiinet) apo pyet të njëjtat pyetje për Imam Ebu Hanifen, Imam Malikun, Imam Shafiun, Imam Ahmedin, e dijetarët eminent të gjeneratave të ndryshme të muslimanëve.

Nëse përsëri nuk ke përgjigje, atëherë na trego kur u shpik për herë të parë ky bidat, nëse këtë nuk e di atëherë dëgjo për origjinën dhe zanafillën e tij? Prej nga na u bë fe ky adhurim?

Origjina e bidatit të Mevludit!

Nëse e shikojmë historikun e islamin apo me fjalë tjera ata që ndjekin rrjedhat e historisë nuk gjejnë ndonjë kremtim që ka qen tek muslimanët e gjeneratave të para apo edhe gjatë shekujve të artë sikur kremtimi i mevludit. Derisa vitet kaluan dhe erdh pushteti i Fatimijunëve në Egjipt (që i atribuohet Fatimes, kuptohet padrejtësisht).

Hulumtuesit dhe historianët paraqesin se shpikësi i parë kishte prejardhje Jude(Jehudi)nga fisi që quhej El Ubejdijun, e që ishin bijtë e Mejmun ibën Dijsanit, është thënë se është Jud apo
Mexhusij e që pushteti i tyre (Fatimijunëve) vazhdoj të sundoj në Egjipt prej vitit 357-467 h.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobite e medha te abdesit

Fatimijunët festonin katër Mevlude; 1).Mevlud për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, 2).Mevlud për Aliun radijAllahu anhu, 3).Mevlud për Hasanin radijAllahu anhu (djalin e Aliut), 4).Mevlud për Husejnin radijAllahu anhu (djalin e Aliut).

Këta (Fatimijunët) janë të parët që festuan këto mevlude ashtu siç e ka përmend El Makrejziju dhe të tjerët.

Kjo gjendje ka vazhduar kështu duke kremtuar mevlude derisa u
bë ministër Beder el Xhemalij njëri nga pasardhësit e pushtetit Fatimij e që ishte më i kapur për suneti ku dha urdhër të prerë të ndërpritet ky kremtim, me vdekjen e tij nisi prapë të kremtohet ky bidat!

Vazhdoj kjo gjendje kështu derisa erdh koha e Salahudin el Ejubit e që edhe ky ishte i kapur për sunet dhe praktikues i tij, tha urdhër të ndërpritet ky kremtim dhe e ndaloi në të gjithë provincat e shtetit Ejubij e që nuk kundërshtoi këtë askush pos mbretit Mudhafer e që ishte dhëndër i Salahudin Ejubit.

Historianët përmendin se mbreti Mudhafer kur kremtonte mevludin në të merrnin pjesë sufistët(dervishët) e që kremtimi fillonte nga dreka deri në mëngjesin e ditës tjetër, e në këto kremtime harxhonte më shume se 300.000 dinar.

Vazhdojë kjo gjendje kështu deri në ditët tona, saqë sot është bërë diçka madhore kremtimi i mevludit tek shumë njerëzit, e të gjithë e dimë sa gjëra të ndaluara bëhen gjatë këtyre kremtimeve.
(“Mexheletu el Buhuth el islamije”, vëll 16/160)

O Musliman !

E kuptove se kush e kremtoj për herë të parë këtë bidat të mevludit profetik!?

Fatimijunët !..

Atëherë kush janë Fatimijunët?

Kush janë pasardhësit e tyre sot?

Ata janë shiat e mallkuar !

E kush janë Shiitët?

Shiat janë ata që Aishes radijAllahu anha i than zinaqare (imorale).

Ata të cilët në mëngjes dhe mbrëmje mallkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin radijAllahu anhuma.

Ata që po mbysin vëllezërit tan në Sham (Siri).

Ata që po mbysin vëllezërit tan në Demaxh.

Zgjohuni o musliman, dhe mëreni Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për model dhe mostër, që të gjeni shpëtim dhe të kthehet krenaria që islami kishte në shekujt kur u praktikonte i pastër ashtu siç kishte zbritur.

(përmblodhi dhe përshtati)
Unejs MURATI””

Categories

Archives