Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Metodat Kur’anore të shërimit të disa sëmundjeve shpirtërore


Metodat Kur’anore të shërimit të disa sëmundjeve shpirtërore


Kurani

Shërimi ose parandalimi i sëmundjeve në rritje mentale në ditët e sotshme paraqet një sfidë të vërtetë.

Kompleksiviteti etiologjik dhe ai reanimal e bën ende të vështirë arritjen e sukseseve të plota në këtë sferë, prandaj kërkimi i mënyrave të dëshmuara alternative jashtë mundësive shkencore në drejtim të shtimit të aftësive të sherimit bëhet gjithnjë e më reale. Sipas prof. Malik Badrit ekspert në fushën e psikiatrisë; mossuksesi i qartë i psikoterapisë në shërimin ose parandalimin e çrregullimeve psikopatike, delikuences sociopatike, alkoolistëve, të droguarve, pedofilëve, homoseksualëve, sadistëve etj. në asnjë mënyrë nuk e arsyeton kufizimin e ngurtë vetëm mbrenda dogmave sekulare të filozofisë materialste. Libri i shenjtë Kur’ani na ofron metoda tepër të veçanta në parandalimin ose sherimin e sëmundjeve të ndryshme mentale: “O ju njerez! Juve u erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kurani) dhe sherimi i asaj që gjendet në krahëroret tuaj (zemra, shpirti), është udhëzim e mëshirë për besimtarët” (Kaptina Junus – 57).

Roli i këtyre teksteve religjioze, sipas shumicës së punëtorëve shkencorë, në drejtim të formësimit të personalitetit të balancuar, tretmanet terapeutike-rehabilituese të personave me çrregullime psiqike dhe të traumatizuar është i pakapercyeshem. Ndër tjera çdo bisedë ose tretman i tillë ose të qasurit të këtyre problemeve në mënyrë produktive medoemos përfshin edhe fenomenin e religjiozitetit dhe spiritualitetit.

Ndërlikueshmëria e botës shpirtërore të njeriut pakontestueshem obligon studim në mënyrë multidisiplinare, ashtu që kjo të vëzhgohet në të gjitha segmentet e njohura komplementare.

Metodologjia kur’anore e shërimit (rukja) përfaqëson mënyrën antike të të sheruarit mental, por njëkohësisht edhe formën bashkëkohore të shërimit, metodë e cila kërkon jo vetëm qetesimin e të sëmurit, por sherimin e plotë të sëmundjeve të tilla. Rukja kur’anore paraqet procesin e shërimit me anën e leximit të lutjeve kur’anore dhe profetike nga persona të devotshëm autoritativ me qëllim sherimi të personave të caktuar. Ky proces ka bazë të pamohuar në legjistraturën e ligjit islam njëkohësisht duke qartësuar se ky lloj shërimi nuk ka asgjë të përbashkët “me të kqyrit” ose bestytni tjera pagane që janë të përhapura kudo në botë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sihri dhe shërimi me Kuran (pjesa e 2)

Prej sëmundjeve më të shpeshta psiqike në kontestin kur’anor njihen: sëmundjet e nxitura nga xhinët, nga ndikimi i sihrit (magjisë) ose sëmundjet që nxiten nga bashkëveprimi njeri-xhin-sihr. Të tre keto përmenden në ajetin kur’anor 102 të sures El Bekare “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë … por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre.”. Sihri ose magjia në kuptimin linguistik kur’anor do të thote: Të ndryshuarit e diçkaje nga natyra e vet e vërtet e saj ose forma në drejtim të diçkaje që është jonormale dhe pseudovizuele. Sihri quhet çdo lloj veprimi me anë të të cilit njeriu pabesimtar i ofrohet djallit me qëllim të kërkimit të shërbimeve. Kjo njëherit paraqet aktin më të ligë blasfemues shkaku i të cilit është mister e që duket në të kundërten e esenciales i ngjashëm me format tjera të magjepjes.

Tentimet e vazhdueshme për diagnostifikim me metodat konfedenciale tek këto sëmundje në të shumtën e rasteve nuk janë premtuese, psh. çfarë të thuhet për një person plotësisht të shëndoshë fizikisht i cili pa asnjë të vetmin shkak mendon ose kryen vrasje ose vetevrasje.

Karakteristikat më të njohura tek personat që vuajnë nga keto lloj sëmundje për të cilat behet fjale janë:

1.Depresioni, ankthi

2.Dhimbjet në pjesë të trupit pa shkak medicinal

3.Kokëdhëmbje të shpeshta

4.Ndjenjë jonormale e frikës

5.Dëgjimi i zërave që të tjerët nuk i degjojnë

6.Humbja e aftësive të kujteteses, koncentrimit

7.Urrejtja e miqve të deridjeshem

8.Humbja e dëshires për kryerjen e obligimeve fetare

9.Shkurorëzimi i paarsyeshëm

10.Ëndërrimi i ëndrrave të tmerrshme

11.Dëshira për izolim vetmi etj.

Numri gjithnjë në rritje i personave me probleme mentale kërkon një bashkëpunim të gjithanshëm në avancimin e të arriturave në trajtimin sa më të sukshem të këtyre sëmundjeve.

Pleurat Krasniqi teolog

image_pdf
Tags:

Categories

Archives