Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës

Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës

Forca e mësyshit dhe hasedit:

Mësyshi dhe hasedi kanë një forcë të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta parafytyrojnë dot shumë prej njerëzve, ajo mund të arrijë derisa të thërmojë dhe malet. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë, rrëzon dhe malin e lartë.” (Sahihul Xhami’ë: 4146) Mësyshi mund të godasë me shpejtësi dhe në një largësi shumë të madhe dhe ndikimi i tij mund të vazhdojë për vite me rradhë. Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës si p.sh.:

Në zgjuarsi, në përqëndrim, rrisk, punë, bukuri, flokë, trup, ngjyrën e lëkurës, besim, adhurime, turp, sinqeritet, moral, thjeshtësi, harmoninë në familje, shtatzani, edukimin e fëmijëve. Ai bën të ngordhin kafshët ose shpendët, të prishen dhe digjen pemët, të prishen makinat, aparaturat e ndryshme dhe gjithçka tjetër.

Categories

Archives