Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësuesi Ateist [TREGIM MAHNITËS]



Mësuesi Ateist [TREGIM MAHNITËS]

Një mësues i ri me tendenca të dukshme liberale shpjegonte për klasën e tij të fëmijëve të vegjël se ai është ateist. Ai e pyeti klasën nëse janë ateistë. Duke mos e ditur se çfarë është ateizmi. Por që dëshironin të jenë si mësuesi i tyre të gjithë e ngritën dorën.

Megjithatë, një vajzë e bukur me emrin Zejneb nuk e përkrahi turmën dhe nuk e ngriti dorën. Mësuesi e pyeti atë pse ajo ka vendosur të jetë ndryshe. “Sepse unë nuk jam ateiste”. Citoi ajo.

Pastaj, pyeti mësuesi. “Çfarë je ti?”. “Unë jam muslimane”. Mësuesi ishte pak i nervozuar ndërsa, fytyra e saj paksa e kuqe. Ai i kërkoi Zejnebit të tregonte pse ajo është muslimane.

Ajo u përgjigj. “Epo, isha rritur duke e ditur dhe duke e dashur Zotin. Nëna ime është muslimane dhe babai im është musliman, prandaj jam muslimane”.





Mësuesi u zemërua. “Kjo nuk është arsye”. Thotë ai me zë të lartë. “Po sikur nëna juaj të ishte çmendur, dhe babai juaj të ishte idiot, çfarë do të ishit ju atëherë?”.
Zejnebi pushoi, buzëqeshi, dhe tha. “Do të isha ateiste”.