Monday, 23/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësoni pesë arsyet përse duhet të hani më shumë vezë

Mësoni pesë arsyet përse duhet të hani më shumë vezë

vezet

Shumë ekspertë të shëndetit i quajnë vezët ‘ushqim perfekt’. Pjesa e bardhë dhe e verdhë e saj ju sjellin vitamina të rëndësishme, ushqyes të shëndetshëm, minerale dhe më shumë.

Ato janë të lehta për t’u gatuar dhe shpesh janë zgjidhja më e lehtë për t’u ushqyer. Më poshtë mund t’i mësoni 5 arsyet pse duhet të konsumoni vezë më shumë.

Rrisin disponimin menjëherë

Vezët përmbajnë një përzierje të dobishme të acidit yndyror omega-3, zinkut, vitaminës B dhe ushqyesve të tjerë që punojnë së bashku për të luftuar lodhjen dhe disponimin e keq.

Ushqejnë sistemin tuaj muskulor

Vezët janë ushqimi më i mirë i natyrës, pasi që përmbajnë proteinë që i mbron muskujt. Vitamina B12 në vezë gjithashtu ndihmon në tkurrjen e muskujve.

Mbrojtëse kundër kancerit

Gratë të cilat kanë nivele të larta të kolinës, një ushqyes i gjetur në vezë, kanë 24% më pak gjasa që të zhvillojnë kancer në gji, sipas një studimi të fundit. Një vezë e madhe përmban rreth 30% të sasisë ditore të kolinës, që rekomandohet nga mjekët.

Ushqejnë trurin

Kolina në vezë ndihmon që të keni një kujtesë më të mirë duke rritur lirimin e acetikolinës, një neurotransmiter që ndihmon trurin të ruaj më mirë informacionet. Vezët e pulave që kullosin jashtë në bar përmbajnë edhe më shumë ushqyes të tillë.

Vezët ruajnë shikimin

Vezët janë të pasura me lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë të cilët ndihmojnë në largimin e degjenerimeve makulare dhe kataraktit.

Categories

Archives