Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësoni për Natën e Kadrit!


Mësoni për Natën e Kadrit!


Nata e kadri nata

Nata e Kadrit 

Allahu  i Madhëruar thotë:

1. Ha, Mimë.

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në Natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm.

4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.

5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.

(Duhan,1-6)

Allahu i Madhëruar dërgoi Kuranin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” do të thotë se në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm.

Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në xhenet, e kush do të paracaktohet për në xhehenem, kujt do t’i dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, si dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu i Madhëruar  atë vit.

Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Natën e Kadrit është (Allahu e di më së miri) se në Natën e Kadrit ato barten prej Leuhi Mafhudhit.

  Kuptimi i fjalës “kadr” është nderim ose respektim, d.m.th. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saj të veçanta, dhe pasi që personi i cili rri zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit.

    Eshtë thënë se “kadr” do të thotë shtrëngim, në kuptimin që dija se kur është saktësisht kjo natë, është e fshehur.

  Gjithashtu është thënë se “kadr” do të thotë kader, d.m.th., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresë,  i falen mëkatet që ka bërë më parë.”  Buhariu

Allahu i Madhëruar  i ka dhënë kësaj nate karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë atë unike:

  Allahu e ka përshkruar atë duke qenë më e mirë sesa një mijë muaj: “Nata eKadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (Kadr, 3)

 Allahu i Madhëruar  e ka përshkruar si të bekuar: “Ne e zbritëm atë (këtë Kuran) në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)” (Duhan, 3)

    Në këtë natë, engjëjt dhe shpirti (Er ruh) zbresin, “d.m.th., shumë  melaike lëshohen poshtë në këtë natë, pasi që është shumë e begatë.

    Kjo natë përshkruhet si paqe, d.m.th., është e sigurtë, pasi që shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe ose të shkaktojë dëm në këtë natë.

    Allahu i fal gabimet e mëparme të atij i cili qëndron i zgjuar dhe falet gjatë natës me besim dhe shpresë për ta përfituar shpërblimin nga Ai.

Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Cilido që agjëron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tij të mëparme do të falen, dhe cilido që rri i zgjuar gjatë Natës së Kadrit nga besimi dhe shpersa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tij të mëparme do të falen.”  Buhariu dhe Muslimi.

     Allahu i Madhëruar ka shpallur një sure që ka të bëjë me këtë natë e cila do të përsëritet deri në Ditën e Ringjalljes, në të cilën Ai përmend nderin dhe vlerën e madhe të kësaj nate. “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (Kadër, 1-5).

     I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kërkonte këtë natë, me shpresë se do të përfitonte të mira prej kësaj nate dhe ai është shembull për këtë umet. Eshtë mustehab që të kërkohet ajo natë gjatë Ramazanit, e sidomos gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit.  Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Said të përmendur më lartë, si dhe në hadithin e Aishes se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Eshtë më e mundëshme të jetë njëra prej netëve me numër tek, duke u bazuar në hadithin e Aishes, e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.”  Buhariu.

Më e mundëshmja është që të jetë në natën e njëzet e shtatë. Eshtë transmetuar në një hadith të treguar nga Imam Ahmedi prej Ibn Umerit, dhe një hadith të rrëfyer nga Ebu Daudi prej Muauijes, se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nata e Kadrit është nata e njëzet e shtatë.”Musned i Ahmedit dhe Sunen Ebu Daud.

Këndvështrimi se është nata e njëzet e shtatë është mendimi i shumicës së sahabëve dhe shumicës së dijetarëve.

Fakti se zakonisht ajo është nata e njëzet e shtatë (e Allahu e di më së miri) nuk do të thotë se ky është gjithmonë rasti. Mund të jetë nata e njëzet e një, siç është përmendur në hadithin e Ebu Seidit ose mund të jetë e njëzet e tre, siç është përmendur në tregimin e Abdullah ibn Unejs (Allahu qoftë i kënaqur me të!).Sipas një hadithi të rrëfyer nga Ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, atëherë kur kanë mbetur nëntë ditë, dhe kur kanë mbetur shtatë ditë, dhe kur kanë mbetur pesë ditë.”  Buhariu.

Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij të përpiqen e ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve.

Transmetohet se Aishja ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?’  Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afuani”  Tirmidhiu.

 “Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua!”

Nuk është thelbësore për atë që e “gjen” Natën e Kadrit të dije se e ka “gjetur” apo jo; qëllimi është të përpiqet shumë dhe të jetë i sinqertë në adhurimin e tij.

Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë dhe namazin tonë gjatë natëve të këtij muaji, dhe të na ndihmoje ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë!

 

Përgatiti: Erion Sula

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Këshilla rreth agjërimit

Categories

Archives