Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësoji rregullat e agjërimit

Mësoji rregullat e agjërimit

 

 

Duhet që muslimania t’i mësojë rregullat e agjërimit, farzet, synetet, dhe parimet e tij, në mënyrë që agjërimi i saj të jetë i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar. 

Hukmi i agjërimit të gruas:

1-Agjërimi është i obliguar për çdo muslimane e cila e ka mbushur moshën, që e ka mendjen në rregull, ajo që nuk është në udhëtim, që është e aftë për agjërim (nuk është e sëmurë), të jetë e liruar nga pengesat si hajdi dhe nifasi. 

2-Të bëjë nijetin, sepse nijeti është  kusht në agjërimin e Ramazanit si dhe në agjërimin kaza dhe të shpagimit. Sipas hadithit të të Dërguarit, sal-all-llahu alehi ve selem, ku thotë: “Ai që nuk e bën nijetin natën (para syfyrit) nuk ka agjërim” (Ebu Daëudi). Lejohet që të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit. 


3. -Gjërat që e prishin agjërimin:
 

– Marrëdhëniet intime.

– Ejakulimi (dalja e spermës) me vetdëshirë ose me puthje, nëse kjo ndodh në gjumë agjërimi nuk prishet sepse ka ndodhur pa vetëdije.


– Ngrënia dhe pierja me qëllim dhe çdo gjë që nënkuptohet me të si: infuzionet ushqyese, ndërsa infuzionet joushqyese nuk e prishin agjërimin.

– Vjellja me qëllim. Nëse kjo ndodh pa dëshirë nuk e prishën agjërimin.

– Rrjedhia e gjakut të hajzit ose nifasit. Kurdo që femra e sheh këtë e prish agjërimin qoftë në fillim të ditës, në mes të ditës ose në fund të ditës, edhe nëse është në momentet e fundit pak para perëndimit të diellit.

4. – Nëse femra shikon ndërprerjen e hajzit (lëngun e bardhë) i cili del nga mitra pas ciklit -të cilin e njohin femrat- kjo do të thotë se ajo është pastruar, prandaj i duhet që të bëjë nijetin prej darkës dhe të agjërojë, nëse nuk arrin që ta dallojë këtë të marrë një copë pambuk dhe të shikojë nëse del i pastër duhet të lahet dhe të agjërojë, nëse nuk del i pastër të mos agjërojë.

5- Për femrat të cilat përdorin tableta për vonimin e ciklit mestrual është më mirë që të qëndrojë në natyrën e vet, dhe të pajtohet me atë që ia ka përcaktuar Allahu, mos të marrë tableta për ndalimin e hajzit, sepse kjo është një gjë të cilën ua ka përcaktuar Allahu, vajzave të Ademit.


6- Nëse femra e cila është me nifas (lehonë, pastrohet para dyzetditëshit vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz dhe nëse e kalon dyzetditëshin bën nijetin dhe vazhdon agjërimin, sepse kjo konsiderohet istihada.


7- Gjaku i istihadës nuk shkakton problem në agjërim, pra agjërimi është i saktë.


8- Gruaja shtatzënë dhe ajo që ka foshnje në gji nëse u vështirësohet gjendja u lejohet që ta prishin agjërimin por duhet që të agjërojnë më vonë (kaza) dhe nuk obligohen me diçka tjetër. I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu i Lartësuar e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ka lehtësuar namazin e tij, ndërsa shtatzënat dhe nënat që kanë foshnjet në gji, gjithashtu janë të liruara nga agjërimi.” (Termidhiu).


9- Nuk e prish agjërimin, nëse agjëruesja shijon gjellën duke mos e gëlltitur, por vetëm e shijon dhe pastaj e nxjerr nga goja.


10- Preferohet shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. I Dërguari i Allahut thotë: “Do të mbesin vazhdimisht njerëzit në hajër përderisa e shpejtojnë iftarin.” (Muttefekun alejh). 
 

Përktheu: Merita Rexha

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ramazani dhe copëza e mishit të Lukmanit

Categories

Archives