Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mëso se mospërfillja…


Mëso se mospërfillja…


mosperfillja

Mëso se mospërfillja, neglizhenca e njëpasnjëshme kanë sjellë zemrën në atë gjendje “ai nuk do të ketë iman (besim) në zemër as sa një farë mustarde!”

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të gjithë pa dallim kombësie, ngjyre dhe besimi kërkojnë një jetë të mirë. Tani njerëzit janë të ndarë në kërkimin e jetës së bukur, gjejmë një shtrirje në këto pista: pasuri, autoritet, ndershmëri, pushtet etj. Historia ishte dëshmitare për të gjitha kategoritë.

Islami na mësoi se jetën e bukur mund ta përjetojmë vetëm në dy gjëra, në besim dhe vepra të mira. Por myslimanët, besimtarët, fetarët sa janë të vëmendshëm në besimin e tyre dhe sa janë veprimtarë serioz?!

Të nderuar!

Ajo që të shqetëson është se “mospërfillja dhe pakujdesia” po preferohet dhe është favorit. Ajo po manifestohet në çështjet parimore të fesë islame, fundamenteve të besimit, normave fetare, me një fjalë në gjërat thelbësore.

Mos vallë kemi mbërri në atë gjendje që të këqijat që po i shërbehen popullit tonë (duke filluar nga shamia, lënda fetare, së fundi shamisë i thanë JO), duhet vetëm me zemër t’i urrejmë?!! Mos vallë janë shterur mundësitë e veprimit me dorë, pastaj me gjuhë?!

“Mospërfillja” – sëmundje tejet serioze dhe e rrezikshme. Kjo sëmundje tani po shfaqet edhe më dukshëm te shtresat e besimtarëve, pa përjashtuar asnjë kategori. E kam fjalën te besimtarët praktikues të Islamit, si të duash quaj: fetarët, xhemati, besa edhe duke mos përjashtuar edhe disa prijës, imamë, hoxhallarë, profesorë etj..

Çka na ka gjetur kështu?

Mendoj që kjo kosto vjen prej “mospërfilljes dhe neglizhencës”, sëmundje shumë të rrezikshme. Mospërfillës në gjërat e vogla, ato më pas rriten. Pakujdesia në çështjet e lehta, ato më pas zmadhohen.

Të nderuar!

Një hadith i regjistruar në “Sahihun e Buhariut” më ka tërhequr vëmendjen për temën në fjalë.????? ????? ???: ????? ???? ???? ??? ???? ???? ???? ??????? ???? ?????? ???? ????? ?????

: ????? ???????????? ???????? ?? ?????? ??????? ?????????? ????? ???????? ?? ?????????? ????? ???????? ?? ??????????.. ???????????? ?? ????????? ???: ??????? ????????? ??????????? ?????????? ???????????? ?? ???????? ????????? ????????? ?????? ?????? ?????????? ????? ??????? ??????????? ?????????? ????????? ????????? ?????? ????????? ???????? ???????????? ??? ???????? ???????? ????????? ??????????? ???????? ??? ??????? ?????????? ????? ?????????????? ??? ??????? ????? ???????? ???????????? ?????????: ????? ?? ????? ??????? ??????? ????????? ????????? ??????????: ?? ??????????! ??? ??????????! ??? ??????????! ??? ?? ???????? ????????? ??????? ???????? ?? ?????????…”

Tregon Hudhejfa, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, na tregoi dy rrëfime, njërin prej të cilëve e kam parë të ndodh dhe po pres për tjetrin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  MOS I MBYLL DYERT E ZEMRËS TËNDE !

Ai na foli se Amaneti (besimi) në fillim është futur në thellësitë e zemrave të burrave, pastaj e mësuan nga Kurani e pas tij e mësuan nga suneti.

Ai na foli gjithashtu edhe për humbjen e tij (Amanetit) duke na thënë:

“Do të shkojë njeriu të flejë dhe do t’i hiqet Amaneti nga zemra e tij duke i mbetur vetëm gjurmët e tij si gjurmët e zjarrit. Pastaj do të flejë përsëri nga ku do t’i hiqet edhe ajo gjurmë e tij nga zemra duke i mbetur vetëm një shenjë si ajo e një flluske që ngrihet mbi lëkurë kur në këmbë bie një gacë zjarri; dhe në të vërtetë kjo flluskë nuk ka brenda asgjë. Kështu pra, do të vijë një ditë kur njerëzit do të bëjnë tregti me njëri-tjetrin, por vështirë se do të gjesh ndonjë të besuar mes tyre. Pastaj do të thuhet se në filan fisin është një njeri i besuar, njeri që do të çmohet për zgjuarsinë e tij, për sjellje të mira dhe për forcën e besimit dhe të karakterit që ka, edhe pse në të vërtetë ai nuk do të ketë Iman (besim) në zemër as sa një farë mustarde!” (Shënon Buhariu)

Ndalu dhe mendo mirë për këto fjalë. Bëje një analizë të thellë. Kujto fjalët në hadith:

“Do të shkojë njeriu të flejë” do të thotë: do të jetë i pakujdesshëm në përgjegjësinë që ka, detyrimet që i ka para Allahut, i neglizhon ato, tregon pakujdesi. Kur ai ushtron këtë standard Muhamedi sal-Allahu lajhi ve selem na tregon se “do t’i hiqet Amaneti (besimi) nga zemra e tij duke i mbetur vetëm gjurmët”. Por ai përsëri vazhdon në gjumë: “Pastaj do të flejë përsëri” tani gjumi i dytë ia largon përfundimisht “do t’i hiqet edhe ajo gjurmë e tij nga zemra duke i mbetur vetëm një shenjë”.

Dy herë në gjumë, këtu shfaqet pakujdesia, neglizhenca, mospërfillja! Ndodh një problem, bëhet një gjynah, merret një vendim në dëm të Islamit, ne “rrotullohemi” në krahun tjetër dhe vazhdojmë gjumin. Pastaj po vjen ndodhia e dytë, e tretë, ende në gjumë! Allahu na ruajtë, mos vallë lëre që nuk po mbetet imani e as gjurma, por vetëm një shenjë flluske e mbushur me ajër!!

Të nderuar fetarë!

Po ju lus, lexojeni me vëmendje edhe një herë hadithin.

Mëso se mospërfillja, neglizhenca e njëpasnjëshme kanë sjellë zemrën në atë gjendje “ai nuk do të ketë Iman (besim) në zemër as sa një farë mustarde!”

Kur zemra të jetë në këtë gjendje, kush të beson më!?

Ja pra, mospërfillja ku na çon!

Shkruar nga Ulvi Fejzullahu

image_pdf

Categories

Archives