Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mëso për sulmin në zemër !?


Mëso për sulmin në zemër !?


sulmi ne zemer
Vlerohet se 3.8 milion meshkuj dhe 3.4 milion femra vdesin cdo vitë në botë nga sëmundjet koronare të zemrës!

Është vlerësuar se 80-90% e njerëzve që vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës kanë një ose më shumë faktorë madhor të rrezikut që janë të ndikuara nga stili i jetës.
Si faktorë rreziku konsiderohen: hipertensioni, rritja lipideve/yndyrnave gjak, duhan pirja, dieta, mos aktiviteti fizik, obesiteti/trashja, mosha, historia familjare, gjinia, etniciteti, Faktorëve të tjerë rreziku të ndryshëm (statuti ulët socio-ekonomik, shëndeti mendor i crregulluar, stresi psikosocial, përdorimi i alkoolit, përdorimi i barnave të caktuara, duke përfshirë edhe disa kontraceptivëve orale dhe terapitë zëvendësuese të hormoneve, homocysteine e tepërt në gjak, inflamacion, koagulimi parregullt gjakut.

Shenjat alarmuese të sulmit në zemër apo infarktit mundë të jenë:
*Ndjesi dhembje e cila shtrihet në nofull, qafë, krahë, shpatull dhe shpindë.

*Dhembje, shtrëngim , therrje ose shtypje në gjoks.

*Ndjesi për vjellje, djerësitje dhe ndjenja të plogeshtisë apo dobësisë.

*Vështirësi në frymëmarrje, apo etje për fymë, mosngopje me frymë.

Nëse keni disa nga keto shenja kërkoni ndihmen urgjente sa më shpejtë që është e mundur.

Përktheu dhe përshtati: Dr. Uvejsi, Preshevë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Aids, (Sida) Sindroma e imuno-mungesës së fituar

Categories

Archives