Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MËSIMIN QË E MORRA NGA UDHËTIMI NË ITALI



MËSIMIN QË E MORRA NGA UDHËTIMI NË ITALI

11083788_1590221934581072_5574914427541853687_o

MËSIMIN QË E MORRA NGA UDHËTIMI NË ITALI

 

Rrëfehet për një të ri që e shprehu dëshirën e morra tij ta viziton Italinë. Para udhëtimit, një shok i tij e paralajmëroi se atje ka shumë vjedhës e sidomos e paralajmëroi për një pjesë ku në të ka kaos të vërtetë.

 

I riu udhëtoi për në Itali, mirëpo me kujdes të veçantë, dhe e luti Allahun që ta ruan nga vjedhësit dhe të ligët, dhe me shpresë që sa më shumë ti largohet asaj pjesë me emër të keq.

 

Pasi që zbriti, erdhi makina e hotelit ta merr dhe ta dërgon deri në adresën e hotelit të tij, mirëpo një surprizë e madhe për të ishte se hoteli i tij ishte afër asaj lagje që njihej si lagja e sherrit!

 

Makina e zbriti afër hotelit, deri tek ai vend ku kishte mundësi të depërton makina, dhe zemra e të riut filloi t’i rren më shpejt nga frika. Shikonte në të majtë dhe në të djathtë, kurse të rrahurit e zemrës i shtoheshin! U nis drejt hotelit dhe në atë moment e thërret një i ri me një zë të lartë!

 





Menjëherë iu kujtuan fjalët e shokut dhe paralajmërimi i tij dhe menjëherë filloi të ecën shpejt. Ai ecte dhe pas i shkonte djaloshi që e thirri. Energjia filloi ti harxhohet dhe u ndal, kurse i riu italian iu afrua dhe i tha: Zotëri, kur zbrite nga makina të ra kuleta në tokë! Urdhëro merre! Mendja iu ndal për një çast, e zgjati dorën dhe e morri kuletën, kurse buzët iu dridhnin kur e fliste ndonjë fjalë. Para se ti thotë faleminderit i riu italian u largua me shpejtësi në drejtim të rrugës së tij!

 

———————————————————

 

Fjalë pëshpëritëse në veshin tënd:

 

Shumica e jonë jetojnë në këtë gjende. Ky është burgu i mendimeve të marra paraprakisht dhe formimi i pikëpamjeve nga fjalët e të tjerëve pa mos i vërtetuar ato fjalë njëherë vet!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 





Categories

Archives