Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mesimet qe duhet nxjere nga leximi i Sures Kehf !?

Mesimet qe duhet nxjere nga leximi i Sures Kehf !?

sure kehf
1. Sprova e besimit;
2. Sprova e pasurise; (biseda mes dy burrave tek kopshti);
3. Sprova e diturise; (biseda mes Muses alejhi selam dhe Hidrit);
4. Sprova e forces; (biseda mes Dhulkarneinit alejhi selam dhe Jexhuxh Mexhuxheve);

Se si te fitohet beteja me iblisin zgjidhja gjendet ne ajetin: 18:50
Disa keshilla mbrenda ajeteve te kesaj sureje se si mund te fitohen keto beteja gjenden mbrenda ajeteve:

– Sinqeriteti ne besim:
18:110. ”Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.

– Thirja per tek Allahu:
18:27. ”Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim”.

– Perkujtimi i jetes pas vdekjes:
18:47. ”(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar”.
18:48. ”Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.

– Shoqeria e mire:
18:28. ”Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hasan el Basriu rahimehullah qante kur e lexonte Suren Jusuf

– Perkufizimi i jetes se kesaj bote:
18:45. ”E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send”.
– Modestia:
18:69. ”(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”.

Perktheu dhe pershtati: Ramiz Batku

Tags:

Categories

Archives