Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba



Mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba

Një djalë mori babain e tij në moshë të thyer dhe shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i vjetër dhe së fundmi kishte probleme me shëndetin. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje, ndërsa i biri vazhdonte të darkonte totalisht i qetë.
Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri mori babain e tij në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve, i pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe po e admironin në heshtje…
Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti: A nuk mendoni se keni lënë diçka pas? Jo nuk kam lënë diçka, u përgjigj djaloshi. Po keni lënë, tha plaku. Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.
I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Kur’an 23.









Categories

Archives