Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mëshira ndaj fëmijëve është dhunti e Allahut për njerëzit

Mëshira ndaj fëmijëve është dhunti e Allahut për njerëzit

femijet

Prej ndjenjave fisnike, të cilat i ka krijuar Allahu në zemrat e prindërve janë: më- shira ndaj fëmijëve, butësia ndaj tyre, simpatia ndaj tyre… Ndjenja e mëshirës ndaj fëmijëve është ndjenjë fisnike, e cila ndikon që prindërit ti edukojnë fëmijët, ti përgatisin dhe ti formojnë në mënyrën më të mirë.
Njeriu, zemra e të cilit nuk ka ndjenja të mëshirës, cilësohet si i ashpër dhe zem- ërprishur… Pa dyshim se këto cilësi ndikojnë që fëmija të devijojë, të bëhet viktimë e punëve të ndyra dhe tek ai të ketë injorancë dhe palumturi.
Për këtë ne do të hasim në faktin se sheriati islam e ka rrënjosur në zemra mëshi- rën dhe i ka nxitur prindërit, mësuesit dhe përgjegjësitë që të kenë mëshirë e të edu- kohen që të kenë mëshirë.
Të shohim se sa i ka kushtuar rëndësi i Dërguari alejhi selam çështjes së mëshirës, se si i ka nxitur të rriturit të dekorojnë veten me këtë cilësi fisnike dhe me këtë ndjenjë të ndershme:

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Amr ibn Shuajbi, e ky nga babai i tij, nga gjyshi i tij , i cili ka thënë se i Dërguari alejhi selam ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk është i mëshirshëm ndaj të fëmijëve dhe nuk i respekton të mosh- uari”.

Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Kishte ardhur te i Dërguari alejhi selam një njeri, i cili e kishte me vete një fëmijë dhe filloi ta ledhatonte atë i Dërguari alejhi selam i tha: A je i mëshirshëm ndaj tij? Ai u përgjigj: Po. E atëherë i Dërguari alejhi selam i tha: Allahu është më i mëshirshëm ndaj teje se sa qëje ti ndaj këtij. Ai është më i mëshirshmi i mëshirueseve.
Kur ka ndodhur që i Dërguari alejhi selam ta shohë ndonjërin prej sahabëve, të mos sillet mëshirshëm ndaj fëmijëve, e qortonte dhe e këshillonte që të vepronte për atë se çfarë është e dobishme për shtëpinë dhe familjen… Transmeton Buhariu nga Aishja r.a., e cila ka thënë: Erdhi në një njeri te i Dërguari alejhi selam dhe i tha: A i puthni fëmijët tuaj, ne nuk i puthim ata? I Dërguari alejhi selam i ka thënë: E unë nuk e di si mund të mbjell mëshirën në ty, pasi qëAllahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?

Transmeton Buhariu se Ebu Hurejrete r.a. ka thënë: “E kishte puthur i Dërguari alejhi selam Hasanin, birin e Aliut, ndërsa te i Dërguari alejhi selam ndodhej edhe El- Ekr e ibn Habis et-Temimij, ndërsa ky i tha të Dërguarit alejhi selam: Unë i kam dhjetë fëmijë, asnjërin prej tyre nuk e kam puthur. I Dërguari alejhi selam e ktheu shikimin kah ai dhe i tha: “Kush nuk i mëshiron tjerët} nuk mëshirohet as vetë”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cilësitë e shejtanit

Transmeton Buhariu nga Enes ibn Maliki r.a., i cili ka thënë: Erdhi një grua tek Aishja r.a. Aishja i dha asaj tri hurma, ndërsa ajo ua dha dy fëmijëve të saj nga një hurmë dhe një e mbajti për vete, ndërsa fëmijët i hëngrën hurmat e tyre, e pastaj filluan të shikojnë ka nëna e tyre. Ajo mori hurmën e saj dhe e ndau në dy pjesë dhe secilit prej tyre ia dha nga gjysmë hurme. Kur erdhi i Dërguari alejhi selam Aishja i tregoi për veprimin e asaj gruaje. I Dërguari alejhi selam i tha: Çfarë është ajo që të habitty? Vërtety Allahu e ka mëshiruar atë që ajo me mëshirën e saj t’i mëshirojë fëmijët e saj.

I Dërguari alejhi selam kur ndodhte ta shihte ndonjë fëmijë në momente të vde- kjes, prekej shpirtërisht e i piknin lotët nga pikëllimi dhe dhimbja ndaj të vegjëlve po ashtu edhe për t’ia mësuar umetit vlerën e dhembshurisë dhe të mëshirës… Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Usame ibn Zejdi r.a. se si kishte thënë: E kishte lajmëruar bija e të Dërguarit s.a.v.s. se biri i saj ishte i sëmurë për vdekje, ndërsa ne ishim aty kur i Dërguari alejhi selam i dërgoi selam duke i thënë: “E Allahut është ajo që e merr dhe ajo që e jep dhe se çdo gjë tek Ai e ka kohën e caktuar; andaj duro dhe mbështetu në Zotin”.Por prapë ajo kërkoi që i Dërguari të shkonte tek ajo. U ngrit i Dërguari alejhi selam të shkonte, ndërsa me të ishin Se’ad ibn Ubadeh, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Ke’abi, Zejd ibn Thabiti dhe disa sahabë të tjerë. Ia dhanë të Dërguarit alejhi selam fëmijën dhe ai e vuri në prehrin tij, ndërsa shpirti i fëmijës po bënte përpjekje të dilte, e të Dërguarit alejhi selam iu mbushën sytë lot. Se’adi i tha: O i Dërguar i Zotit pse po qan? Ai u përgjigj: “Kjo është mëshira e Allahut që e ka mbjellë në zemrat
robërve të Tij”. Ndërkaq, në një transmetim tjetër, thuhet: “Allahu e mbjell mëshirën në zemrat e atyre robërue qëAi do dhe pa dyshim Allahu i mëshiron robërit e Tij që janë të mëshirshëm”.

Nuk duhet të habitemi me atë se mëshira që i përfshin prindërit dhe mbillet thellë në shpirtin e tyre është shkak që prindërit t’i kryejnë të gjitha obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë ndaj fëmijëve.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “EDUKIMI I FEMIJEVE”

Categories

Archives