Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mesazhi i kreut të BFI-së Rexhepi për Fitër Bajramin


Mesazhi i kreut të BFI-së Rexhepi për Fitër Bajramin


bfi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi sot dërgoi mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Sot, po e përfundojmë Muajin e agjërimit dhe, me plotë arsye ndjehemi më të përmbushur, më krenarë, sepse, me përulësi e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë.

Muaji i Ramazanit është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës së Shenjtë, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Gëzohuni vëllezër e motra, qëndroni krenar të gjithë.

Allahu Fuqiplotë na i ndjeu lutjet, ibadetet tona, ndaj dhe për tridhjetë ditë rresht na i mbajti të hapura dyert e Xhenetit. Në Xhenet hyjnë vetëm të devotshmit, ata që janë të pastër në shpirt, vetëm ata të cilëve Allahu i Madhërishëm u dhuroi mëshirë.

Dhe ne sot lutemi me përulësi: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 8) Vëllezër e motra, të dashur besimtarë!”, thuhet në urimin e kreut të BFI-së, Rexhepi.

“Nesër do ta festojmë Bajramin. Do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë edhe një Ramazan, e falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë!

Por, të mos harrojmë: këto falënderime do të kishin kuptim dhe do të ishin të pranueshme vetëm nëse në gëzimet tona do të përfshinim edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame.

Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Zekatul Fitrit. Pejgamberi a.s. thoshte se me dhënien e Zekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta, mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për normat islame si dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rrahje dhe të shtëna me armë në Gostivar

Unë e lus Zotin Fuqiplotë që të na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit. E lus Zotin Fuqiplotë të na ruaj prej të këqijave dhe prej qëllimkëqijve. Paçi bekimin e Allahut xh.sh”, qëndron në urimin e Rexhepit.

 

Tags:

Categories

Archives