Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mesazh, prindërve dhe bijve të tyre!



Mesazh, prindërve dhe bijve të tyre!

Besimi në Zot, është si bosht kurrizor për ndërgjegjen njerëzore! Njeriu pa besim, familja pa besim, është e paqëndrueshme.

Joqëndrueshmëri në mendime, në sjellje e veprime. Ndërsa shoqëria është e pavetëdijshme për luftën që i bëhet, kur atyre u mohohet, u mbulohet, u ngatërrohen çështjet; filli i ekzistencës së tyre, qëllimi dhe misioni i vërtetë i jetës së tyre! Kjo, për shkak të qëndrimeve të luhatshme; të koncepteve të humbura për jetën, rendin dhe rregullin.

Në çdo skaj të rrugëve, janë ngritur objekte të kultit të rrënimit dhe shkatërrimit. Nëpërmjet të cilave, shoqëria, të rinjtë në veçanti, ftohen dhe cyten për ta shformuar pastërtinë e zemrave dhe të mendjeve të tyre. Atyre u ngjiten sëmundjet më të këqija të një bote të egër e të shthurur. Dhe në fund të asaj dalldisjeje, kaosit psikik, moral e shpirtëror, i gjen të dërmuar, të rrënuar e të poshtëruar. Ata të rinj s’kanë kujdestarë! Mungon kujdesi juaj, i prindërve. Mungon edhe kujdesi i të rinjve të vetëdijshëm, të cilët duhet të organizohen!

Prindërit e tyre kanë humbur autoritetin mbi bijtë e tyre; s’kanë autoritet moral e edukativ, pasi mendjet dhe zemrat e tyre janë uzurpuar nga regjimi i egër, klasa sunduese; duke i prangosur ata prindër, bëjnë që bijtë e tyre të mos kenë të nesërme serioze; të jenë të shkatërruar, të mos jenë të aftë të kundërshtojnë, por me paaftësinë më të madhe intelektuale dhe morale, të pranojnë sundimin e prijësve rrënues.

Sundimtarëve tiranë e arrogantë nuk u intereson të zhvillohet bima e rinisë, nuk u intereson që brezat e rinj të edukohen drejtë e të aftësohen, madje atyre u intereson t’i rrënojnë e t’i shkatërrojnë; nëpërmjet bareve, karaokeve, bastoreve, kazinove, lokaleve të natës, pijeve dehëse, drogës, kamatës. Fryma e rrënimit përçohet edhe nëpërmjet fjalorit që përdoret në oborret qeveritare; rrenat, shpifjet, tradhtitë, mashtrimet, vjedhjet, imoralitetet etj. Dhe ato transmetohen nëpërmjet medieve, dhe kështu sjellin dëshpërimin dhe mjerimin në zemrat dhe mendjet e prindërve dhe të bijve të tyre.





Kjo frymë e rrënimit dhe shkatërrimit është mjaft e theksuar në shoqërinë tonë, në trevat shqiptare. Edhe sistemi i edukimit dhe arsimimit, është shndërruar në një sistem i ç’sistemuar; ku brezit të ri i mundësohet me të holla të mbarojnë nivele arsimore; duke iu dhënë atyre guximin, duke i bërë krenarë, që ata të ecin drejt së ardhmes pa sy, pa vesh, pa duar e pa këmbë!Njerëzit kanë nevojë për vëzhgues të rreptë! Të fuqishëm, të gjithëmbarshëm! Përpjekje të vazhdueshme dhe të organizuara.

Të mundet e keqja, duke e shtuar të mirën, në skaje të rrugëve, brenda lagjeve. Sytë të shohin anën tjetër të bukur, të pastër e të drejtë. Kjo është përgjegjësi e prindërve, më tepër se e të tjerëve. Pastaj e familjeve. Dhe e njerëzve të urtë!





Categories

Archives