Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Menyra per largimin e ketyre vesveseve mbi Allahun!

Menyra per largimin e ketyre vesveseve mbi Allahun!

Allah

1. Falja e namazit ne vazhdimesi dhe koncentrim te plote. Fale namazin, dhe ajetet qe i lexon mbrenda tij, dije se je duke i’a thene ato Allahut, prandaj mos I lexo ajetet dhe suret sikur qe po i incizon. Po po i’a thua ato dretpersedrejti Allahut, e Ai po te shikon dhe te degjon se ti c’ka po i thua Atij. Kur te biesh ne sexhde, dije se je shume afer Allahut, derdhe lotin nga kjo ndjenje. Falu sikur e sheh Allahun, edhepse ti nuk e sheh por Ai te sheh pa dyshim.

2. Perzihu me njerez shume. Mos rri vetem, sepse delja e cila ndahet prej kopes e hane ujqit. Perzihu vecanerisht me muslimane, te cilet jane fetare, te devotshem, te ditur ne Fene e Allahut dhe te sjellshem, te cilet bisedat me se shumti i kane fetare.

3. Prezanto neper ligjerata fetare-islame. Mos ler ligjerat pa degjuar. Nese s’te jipet kjo mundesi, degjo atehere ne internet ligjerata te ndryshme fetare.

4. Lexo Kur’an. Ajetet nese s’i kupton arabisht, lexouja perkthimin. Dhe medito mbi ata fjale Madheshtore qe zbriten nga Qielli nepermjet Xhibrilit tek Muhammedi a.s.

5. Degjo Kur’an shume. Kur’ani vetvetiu t’a mbush zemren me iman, dhe t’a pastron bindjen nga vesveset djallezore.

6. Bej dua shume. Ne sexhde, ne udhetim, ulur, ne kembe, ne namazin e nates, lute Allahun me kete dua: O All-llah Ti je i vertet, Muhammedi a.s. eshte i vertet, Kur’ani eshte vertet Fjala Jote, Xhenneti dhe zjarri jane te vertet, gjithcka qe ti ke thene dhe ke zbritur eshte e vertet. Une O Allah kete e besoj, me kete jetoj, per kete sakrifikoj, porse shejtani me flet ne mendje dhe me shqeteson, te lutem O Zoti im, per hire te dashuris qe e kam ndaj Teje dhe Islamit, te lus qe te m’a pastrosh bindjen time nga vesveset e dreqit te mallkuar, te m’a forcosh imanin tim edhe me shume. Amin!

7. Jepi rendesi bindjes ne rradhe te pare. Sepse njoh shume njerez qe falen dhe agjerojn, porse nuk besojn se ka ringjallje. Apo ka te atille qe besojn Allahun, porse nuk praktikojn asgje nga Islami duke menduar se Allahu nuk denon. Si pasoje e asaj qe bindjen nuk e kane te paster. Prandaj ti duhet te jesh i bindur se gjithcka qe ka thene Allahu ne Kur’an eshte e vertet, dhe pas kesaj fillon e nderton jeten Islame dhe do te shohesh suksesin!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vrasja e kreativitetit

Duate-lutjet mbi temen e cekur:

1. La ilahe il-Allah 1000 here ne dite. Ulu ne nje qoshe dhe kjo pune s’te merr me shume se 8 minuta. Imam Neveviu per kete fjale thote se eshte ilaci me i mire per t’i debuar vesveset e shejtanit qe vijn rreth Allahut.
2. Thirre ezanin cdoher qe te te vijn mendimet
3. Eudhu bilahi semi-il Alim mine shejtani raxhim, min nefhihi, min nefthihi, min hemzihi, min vesvesih {Kerkoj mbrojtje nga Allahu i cili degjon dhe di gjithcka, qe te me mbroj nga shejtani i mallkuar, si dhe nga poezit e tij, nga fryrjet dhe vesveset e tij}
4. Amentu bilahi ve resulih- {Besoj Allahun dhe te derguarin e Tij}
5. La haule ve la kuwete il-la bilah {S’ka force e as ndryshim pos se me All-llahun}
6. Allahumme ja mukal-libel kulub, thebbit kalbi ala dinik {O Allah! O Ti qe i rrotullon zemrat, forco zemren time ne Fene Tende}

A do të llogaritet njeriu për vesveset dhe mendimet e tij?
Përgjigje: Nuk do të ndëshkohet njeriu për vesveset e tij ngase ato janë prej shejtanit. I dërguari ynë s.a.v.s. na ka lajmëruar se njeriu jo vetëm që nuk ndëshkohet për vesveset e tij, por ato paraqesin pastërtinë e besimit të tij. Nëse dikujt i ndodh diçka nga vesveset, le të kërkojë ndihmë nga All-llahu dhe le t’u japë fund atyre sepse bredhja pas tyre mund t’i kushtojë shtrenjtë, pastaj besimtarit i kërkohet të mbajë personalitet të qëndrueshëm dhe stabil, të cilin nuk mund ta lëvizin cytjet djallëzore.

Pergatiti: Agron Islami

Tags:

Categories

Archives