Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mënyra për forcimin e memories

Mënyra për forcimin e memories

TRURI MEMORIE

Të harruarit është nga natyra e njeriut, siç një poet arab ka thënë: 

Ai është quajtur njeri (insane) për shkak të harresës së tij (nasijan) dhe

është vetëm quajtur zemër (el-kalb) për shkak se ndryshon vazhdimisht (jatakalib). 

Në të kaluarën ata kanë thënë që i pari që harroi ishte njeriu i parë, duke nënkuptuar Ademin alejhis ua selam. Harresa është diçka që ndryshon nga një person tek një person tjetër sipas natyrës së çdo individi, disa mund të harrojnë më shumë sesa të tjerët. Disa gjëra që mund të ndihmojnë për të luftuar harresën janë si më poshtë:

1. Largimi nga gjynahet për shkak se efektet e këqija të gjynaheve rezultojnë në një memorje të dobët dhe në paaftësi për të përfituar dituri. Errësira e gjynahit nuk mund të ekzistojë me dritën e dijes. Fjalët e mëposhtme janë atribuar Imam Shafi’ut, rahimahullah:

“Unë u ankova tek (shejhu im) Uaki rreth memorjes së dobët dhe ai më tregoi mua që unë duhet të qëndroi larg nga gjynahet. Ai ka thënë që dituria si dritë e Allahut, e drita e Allahut nuk i jepet një gjynahqari”.

El-Katibi ka transmetuar në el-Xhami (2/387) që Jahja Ibën Jahja ka thënë: Një njeri e pyeti Malik Ibën Abbasin, Ebu Abdullah! A ka ndonjë gjë që do të përmirësojë memorien time? ”Ai ka thënë: ”Nëse ndonjë gjë që do ta përmirësojë është lënja e gjynaheve”.

Kur një person kryen një gjynah e përfshin atë dhe kjo çon në ankth dhe trishtim e cila e mban të zënë duke menduar rreth çfarë ai ka bërë. Kjo i dobëson senset e tij dhe e habit atë nga shumë gjëra të dobishme përfshirë edhe nga kërkimi i dijes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kungulli në këndvështrim profetik

2. Përkujtimi i Allahut vazhdimisht duke bërë dhikër, tesbih (dukë thënë subhane Allah), tehmid (El-Hamdulilah), tehlil (la ilahe il-lallah) dhe tekbir (Allahu ekber) etj…Allahu ka thënë: ”E kur të harrosh, përmende Zotin tënd”. [Surah el Kehf: 24]

3. Mos ngrënia shumë, për shkak se ngrënia shumë e bën një person të fle shumë dhe e bën dembel dhe i dobëson senset, dhe përveç kësaj e ekspozon ate ndaj rrezikut të sëmundjeve fizike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve siç ne shohim rezultojnë nga ushqimi dhe pija.

4. Disa dijetarë kanë përmendur disa ushqime të cilat mund të ngrejnë memorjen të tilla si ngrënia e mjaltit dhe ngrënia e rrushit të thatë etj.

Imam el-Zuhri ka thënë: ”Ju duhet të hani mjaltë përshkak të mirësisë së saj për memorjen”.

Ai gjithashtu ka thënë: ”Kush do që dëshiron të memorizojë hadithin duhet të hajë rrush të thatë”. (Në el-Xhami nga el-Katib/2/394)

Ibrahimi ka thënë: ”Ju duhet të përtypni për shkak se (kjo) jep energji zemrës dhe largon harresën”. (Nga el-Xhami nga el-Katib, 2/397)

Si dhe ata përmendin shumë ushqime që përmbajnë acide e janë shkak i dembelizimit dhe memorjes së dobët.

5. Një tjetër gjë që mund të ndihmojë memorjen dhe për të reduktuar harresën është hixhama e kokës ashtu siç është e ditur nga eksperienca. (Për më tepër informim shih librin “El-Tibb el-Nabaui” nga Ibën Kajjim (Mjekësia e të dërguarit, Gjakovë, 2002)).

Dhe Allahu e di më së miri.

Tags:

Categories

Archives