Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Menyra e te ushqyerit gjate agjerimit !

Menyra e te ushqyerit gjate agjerimit !

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit mënyra e të ushqyerit tonë nuk duhet që të dallojë shumë nga ajo normale dhe duhet që të jetë sa më e thjeshtë.

Mënyra e të ushqyerit duhet që të jetë e tillë që të ruajmë peshën normale, duke mos fituar dhe duke mos humbur në peshë.
Duke i patur parasysh orët e gjata të agjërimit duhet që të marrim ushqim i cili tretet ngadalë dhe jo ushqim i cili tretet shpejtë. Ushqimi i cili tretet ngadalë zgjatë deri 8 orë, ndërsa ushqimi i cili tretet shpejtë zgjatë vetëm 3-4 orë.
Ushqimet të cilat treten ngadalë janë ushqimet të cilat përbëhen nga elbi, gruri, misri, griza, fasulja, mielli i ngrytë, orizi i papërpunuar etj. (të ashtuquajturat karbonhidrate komplekse).
Ushqimet të cilat treten shpejtë janë ushqimet të cilat përmbajnë sheqerëra, mielli i bardhë, etj. (të ashtuquajturat karbonhidrate të përpunuara).
Ushqimi me fije janë ushqimet si drithërat, kungulli, farërat, perimet si bizelet, borania, spanaqi, karrotat, si dhe pemët me lëvore, pemët e terura veçanërisht kumbullat, kajsiat, pastajbademat, fiqët etj.

Ushqimi i cili merret duhet që të jetë mirë i ekuilibruar, me lloje nga të tri grupet e përmendura, psh., pemë, perime, mish/pulë, peshk, bukë/drithëra dhe produkte të qumështit. Ushqimet e fërguara nuk janë të shëndetshme dhe marrja e tyre duhet që të kufizohet. Ato shkaktojnë çregullime të tretjes, dhembje në lukth, dhe probleme me peshë.

DUHET SHMANGUR

Ushqimit të fërguar dhe me shumë yndyrë.
Ushqimeve të cilat përmbajnë shumë sheqerëra.
Ngrënien e tepëruar veçanërisht para lindjes së diellit.
Pirjen e tepëruar të çajit gjatë të ushqyerit para agimit. Çaji shkakton humbjen e mineraleve dhe elektroliteve të vlefshme nëpërmjet urinimit të sforcuar.
Pirja e duhanit. Pirja e duhanit nuk është e shëndetshme dhe marrja e tij duhet që të ndërprehet plotësisht.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndalimi i marrëdhënieve seksuale në vrimën anale

DUHET MARRË

Karbonhidratet komplekse gjatë ushqimit para agimit (suhur) ashtuqë ushqimi zgjatë më tepër duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.
Hurmet janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerërave, fijeve, kaliumit dhe magneziumit.
Bademat janë të pasur me proteine dhe me fije si dhe kanë pak yndyrë.
Bananet janë burim i mirë i kaliumit, magneziumit dhe sheqerërave.

LËNGJET

Sa më tepër ujë ose lëngje të pemëve ndërmjet iftarit dhe rënjes në gjumë ashtuqë trupi juaj do të ketë mundësi që të rregullon nivelin e lëngjeve trupore me kohë.

Categories

Archives