Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Menopauza tek femrat

Menopauza tek femrat

menopauza

Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit riprodhues të tyre. Ardhja e saj kuptohet lehtësisht me procesin e frenimit të ciklit menstrual, megjithatë procesi i saj nuk mund të përkufizohet vetëm në këtë fenomen, sepse ky nuk është veçse një proces i dorës së dytë, krahasuar me atë nëpër të cilin kalojnë vezoret. Këto të fundit përjetojnë “shuajtjen” e tyre dhe duke qenë se janë një prej pjesëve të sistemit endokrinin të trupit dhe prodhojnë hormone, frenimi i tyre ndikon në mbarë procesin e trupit dhe sidomos në atë seksual. Procesi i “shuarjes” së vezoreve përfshin mbarë sistemin riprodhues të femrës, që nga truri e deri tek lëkura dhe kjo ngjarje kaq e rëndësishme fiziologjike sjell pas vetes edhe një sërë ndryshimesh në trupin dhe jetën e femrës.

Menopauza shoqërohet me këto simptoma:
-Skuqje
-Ndjenjë e nxehtësis në gjithë trupin
-Djersitje e madhe
-Tharje e vagines(shkakton dhimbje gjatë mardhenjeve seksuale)
-Infeksjone vaginale
-infeksione të traktit urinar
-Tharje e lëkures
-Osteoporoza (kockat bëhen të ndieshme)
-Ndjenjë e shqetësimit dhe dhimbjes në regjionin e zemres dhe rrahje më të shpeshta
-Hipertensojn
-Shtim i peshës
-Crregullim të disponimit
-Dhimbjen dhe enjtje të gjunjëve
-Pagjumësi

Përgatiti: Inf. Qendresa Paqarizi

Një shkrim tjetër i dobishëm  DËMET DHE RREZIQET E BARNAVE KUNDËR ANKTHIT DHE E BARNAVE PËR GJUMË, KUR PERDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT
Tags:

Categories

Archives