Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mendo dhe Falëndero

Mendo dhe Falëndero

aid el karni

Mendo dhe Falëndero

Kjo do te thotë t’i përkujtosh begatitë e All-llahut ndaj teje qe te kane vërshuar nga larte dhe poshtë këmbeve tua: “Po edhe nëse mundoheni t’i njehsoni dhuntitë (begatitë) e All-llahut, nuk do te arrini t’i numëroni ato”(Kur’an). Shëndet ne trup, siguri ne atdhe, ushqim e veshmbathje, ajër e ujë, para teje është bota e ti nuk e ndjen, e posedon jetën e ti nuk e din: “Ua dhuroi juve dhuntitë e Tia, ato te dukshmet e te fshehtat.” (Kur’an). I ke dy sy, një gjuhe e dy buze, dy duar e dy këmbë “e cilën begati te Zotit tuaj po e mohoni?”(Kur’an). A është pune e lehte te ecësh ne këmbët tua, e shume këmbë veç janë prere, te qëndrosh ne kërçikë, e shume kërçikë veç janë këputur, e gjë e rëndomtë është qe ti te besh gjumë te thelle e te qete, e gjumin e shumëkujt dhembja e ka kapluar, ta mbushesh barkun tënd me ushqim te shijshëm, te pish ujë te ftohet, e ka shume te tille qe buka i është turbulluar, e edhe pija me sëmundje e epidemi.

Mendo për te dëgjuarit tënd, veç je i kursyer nga te shurdhëtit, medito për te pamurit tënd, veçse je i shpëtuar nga verbësia, shiko ne lëkuren tende, ke shpëtuar nga lepra e zgjeba, shiko ne mendjen tende, je i begatuar me te e nuk vuan nga çmenduria e marrëzia. A dëshiron qe një sy ta ndërrosh me një kodër ari sa te Uhudit. A dëshiron ta shitesh te dëgjuarit tënd për një kodër argjend sa te Thehlanit. A i blen pallatet e Zehrase me gjuhen tende e te bëhesh memec?

A i ndërron dy duart tua me qypat e mbushur me diamante e safire e te jesh i këputur pa gjymtyre? Pa dyshim se ti je ne begati madhështore dhe ne dhunti trupore, por ti nuk e di, jeton i mërzitur, i brengosur e i pikëlluar, kurse pranë e ke bukën e ngrohte, ujin e ftohet, gjumin e ëmbël, shëndetin qe lulëzon, mendon për te humburën e nuk falënderon për te pranishmen, shqetësohesh nga humbja materiale, kurse ti posedon çelësin e lumturisë, bollëqet e begatshme te te mirave, dhuratave, begative e te gjerave, andaj mendo dhe falëndero: “Edhe ne vetët tuaja, a nuk po i shihni”(Kur’an). Mendo ne veten tende, ne familjen tende, shtëpinë tende, punën, shëndetin, shokët tu dhe ne boten përreth teje: “I njohin begatitë e All-llahut e i mohojnë ato”(Kur’an).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Letra e një vajze shkruar djalit që tentonte ta mashtronte!

Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives