Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET



MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET

MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET
Edhe pse i mitur, quhej “mësues i vogël.” Ash­tu e thërrisnin shokët e tij në shkollë, të bindur në talen­tin dhe zgjuarsinë e tij. Emrin e ka Visar dhe është 12 vjeç. Ka arritur deri në klasën e gjash­të. Për disa muaj do ta përfundojë shkollën fillo­re.[1] Në pesë vitet e kaluara ishte nxënës i shkël­qye­shëm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjikë dhe vendos­më­ri. Në klasë ishte i qetë dhe i tërhequr dhe përgjigjej gjith­monë me kujd-es dhe men­­çuri kur të tjerët nuk ishin në gjendje të jepnin përgjigje të drejtë. Prandaj, ishte i rëndësishëm dhe e meritonte respektin.

DJALI I TALENTUAR ËSHTË NJERI SI JU
Vërtet, ai ishte një nxënës i mrekullueshëm, jo ve­tëm në atë shkollë, por edhe në shkollat e tjera të lagjes. Vetëm se ai nuk donte të lavdëro-hej për aftësitë e veta para të tjerëve, por donte të ishte i thjeshtë dhe modest. Nuk dëshironte që ta ngrenin gjer në qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, ngase unë jam si ju dhe kam mendje me të cilën mendoj. Si­kur edhe ju ta kishit për­dorur mendjen tuaj si duhet nuk do të mahni­te­shit më me mua!”

Këto fjalë tregonin sesa i zell­shëm dhe serioz ishte.

MËSUESI E MBAN POROSINË
Kur mësuesi i ri hyri në klasë, i shikoi nxënësit që të njoftohej me ta. Shikimi iu ndal në fy­ty­rën e kthjelltë të Visarit, i cili me buzëqeshje dhe fjalë të këndshme i uroi mirëseardhjen në emër të të gjithëve: “Mirëseerdhët, zotëri! Me ju do

t’i ndajmë momen­tet këtë vit. Ju do të na udhë-hiqni dhe do të na ndri­ço­ni rrugët e diturisë dhe do të na i përcillni porositë e diturisë me mund dhe sakrificë të madhe. Që tani iu falënde­rojmë për mundin tuaj të madh në të ardhmen.”

LARGOJUNI MENDIMEVE TË SËMURA
Mësuesi u ul në katedër dhe, për çudi, e filloi li­gje­ratën e tij të parë me shpjegimin e një filo­zo­fie të përzier. Sa më tepër që shpjegonte, aq më shumë bë­hej e pakuptueshme. Për këtë nxë­nësit nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Edhe pse e përsëriste, në bazë të shikimeve të tyre, shihej se asgjë nuk kishin kuptuar.

“Shikoni fëmijë, sikur të ekzistonte Zoti, siç tho­në të paditurit, a nuk do të mund ta shih­nim atë? A thua, ai Zot nuk do të paraqitej pa­ra syve tanë?” Fëmijët u nemitën, mendjet e tyre të vogla ishin në dilemë!!! Nuk dinin ç’të bënin. Ta kundërshtonin më­suesin apo të mos flisnin asgjë? O Zot, mëshiro!”

MOSBESIMI ËSHTË I PADURUESHËM
Mësuesi nxori një laps nga xhepi dhe tha: “Të dashur fëmijë, a e shihni këtë laps?” Ata u përgjigjën: “Po!” Ai e fshehu në xhep dhe vazh­doi: “A po e shihni lapsin tani?” U përgjigjën: “Jo!” Atëherë tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekzis­ton – për arsye se nuk e shihni! Me një fjalë; për çdo gjë që nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat këtë?”

Fëmijët heshtën, sikur dikush t’i kishte godi­tur në kokë. Nuk mund të thonin asnjë fjalë, edhe pse nuk mund ta pranonin atë që u thoshte mës-uesi i tyre.

A TË DYSHOHET NË ALLAHUN?
Shikimet e tyre në atë situatë të pakëndshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpëtonte sa he­rë që ballafaqoheshin me probleme.

Të gjithë e dinë se Allahu ekziston. Është diç­­ka që zemrat e tyre e ndiejnë, në të cilën janë të sigurtë. Atë që ua tha mësuesi, askush gjer më tani nuk ua kishte thënë.

“Visar, nuk jemi mësuar ta kundërshtojmë më­­­sue­­sin, edhe nëse gabon! Gjatë pesë vjet­ëve të ka­luar e kemi konsideruar mësuesin të pa­ga­bue­shëm. Ngri­hu, është radha jote tani. Të gjithë

kanë nevojë për ven­dosmërinë tënde dhe na fal për heshjen tonë, si­tuata është e vështirë!”

TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË TRIMËRI
Visari u mendua pak e pastaj iu përgjigj shi­ki­meve të drejtuara nga ai. U ngrit dhe kërkoi leje që të tho­të diçka: “Mësues i dashur, a më lejon që t’u shpjegoj shokëve të mi atë që thatë ju?”

Mësuesi u gëzua shumë dhe përsëriti: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe këtë jua shpje­gova me shembullin e lapsit!” Fjalët e veta i përfundoi duke menduar se ka bërë diçka të mirë. I dukej se çësh­t­ja ishte shumë e thjeshtë, se ajo që ekziston, shihet.

NJERIU MUND TË GABOJË
Visari heshti pak e pastaj e pyeti mësuesin e vet: “A më lejoni mësuesi i nderuar që të bise­dojmë për mendimin tuaj?”

Mësuesi iu përgjigj: “A ti do të diskutosh me mua?! O bir, gjërat janë shumë të qarta! A e ka parë dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin që fsheha pak më parë? Unë kam të drejtë. Ti a e ke parë Zotin?”

Visari iu përgjigj: “Ngadalë, mësues! Nje­riu mund të gabojë, çdo njeri mund të gabojë!”

Mësuesi në mënyrë nënçmuese bërtiti: “A po më akuzon se kam gabuar?”

Visari në mënyrë të qetë u përgjigj: “Edhe unë jam nga ata që gabojnë. Njeriu gabon, qoftë edhe i rritur ose mësues, kjo nuk është turp!”

RESPEKTOJE MENDIMIN E TË TJERËVE





“Mësues i nderuar, ju lutem kuptojeni atë që ju kam thënë. Shembulli juaj me lapsin që fshe-hët është i gabuar. Lapsi tani gjendet në xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekzis-ton, edhe pse Atë nuk e shohim. Ky është mendim i gabuar.” Më­suesi filloi të nën­çmo­jë Vi­sarin duke i thënë: “O bir, a mendon se Zoti ek­zis­ton kur nuk e ke parë? A je bu­dalla? Tani ulu ta vazhdo-jmë mësimin!!! Ulu!” Mësuesi mendoi se çështja mori fund.

E VËRTETA MBI GJITHÇKA
Visari e luti mësuesin që ta vazhdojnë dialo­gun. Më­simi nuk ka kuptim nëse nxënësit nuk e kup­tojnë atë. Tha: “A besoni ju mësues në çdo gjë që shihni?”

Mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: “Po, kjo ësh­të e logjikshme dhe e vërtetë!” Visari tha: “A mund të na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni të bindur se jeni i mençur dhe se keni mendje?”

Mësuesi heshti, ndërsa nxënësit qeshnin. Mend-ja e më­­sue­sit nuk mund të shihej. Visari vazhdoi: “A mund të themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?”

Mësuesi u habit. Nuk e shpëtoi logjika e tij. Në fy­ty­rën e nxënësve filloi të shiheshin shenjat e kë­naqësisë.

ZOTIN E NJOHIM ME ANË TË KRIJESAVE TË TIJ
Visari vazhdoi: “Mësues i nderuar, a mund të na tregoni shpirtin tuaj, që të bindemi se ekzis-ton?”

Mësuesi shpërtheu nga hidhërimi dhe tha: “Nuk është e logjikshme!… Mendja dhe shpirti nuk mund të shihen, por i shohim shenjat e tyre… A je mendje­lehtë?!” Buzëqeshja e mësuesit ishte e thartë. Visari iu përgjigj: “Shpirti… mendja … ajri… janë ndodhi që nuk mund t’i shohim, por shohim shenjat e tyre, me anë të të cilave për­fundojmë se ato ekzsitojnë… Zoti gjithashtu!”

Në atë moment zërat pushuan dhe u dëgjua zëri i mue­zinit: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!” Në këto momente të qetësisë mësuesi e lë­kundi kokën dhe tha: “Dhe unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!”

MËSIMET E TREGIMIT
1. Nxënësi i mençur dhe mendjemprehtë nuk du­het të mahnitet me veten e ta ulë vlerën e shokëve të vet, por duhet të tho­të si Visari: “Mos qëndroni të habi­tur, unë jam si ju.”

2. Nxënësi duhet ta presë mësuesin ashtu siç i ka hi­je kur mësuesi hyn në klasë, siç bënte Visari.

3. Nuk mund të thuhet se çdo gjë që nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fu­qi­së magnetike, por atë nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim she­njat e saj.

4. Allahun e njohim në bazë të shenjave të Tij, gjur­mëve dhe krijesave të Tij, e sido­mos kur shikojmë yjet dhe kozmosin. E të­rë kjo na jep të kuptojmë se Ai është Kri­juesi i Lartësuar.

5. Muslimani është i detyruar t’i drejtohet me ur­të­si, në mënyrë të bukur dhe me plot di­tu­ri atij që e dëgjon ose e sheh duke sharë shan Allahun ose fenë dhe duke i refuzuar ato.

Mësuesi nuk është i pagabueshëm dhe mund të ga­­bojë dhe nxënësi duhet ta përmirësojë atë në më­nyrë më të mirë, e sidomos kur

1. më­suesi kër­kon nga ai të bëjë atë që është në kundërshtim me Allahun xh.sh.

2. Muslimani duhet të jetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në udhëzimin e të tjerëve, si Visari, i cili e ndërpreu bi­sedën me mësue-sin e pastaj në mënyrë të qetë ia tre­goi të vërtetën, edhe pse më­sue­si e për­qesh­te.

3. Ai që kupton të vërtetën nuk duhet të tre­gojë mendjemadhësi, por duhet t’i kthehet së vër­te­tës, siç bëri mësuesi, dhe të pendohet tek Allahu xh.sh.

4. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojmë ekzistimin e tyre, për arsye se i sho­him gjurmët e tyre, e ato janë kri­je­sa të Allahut. Atëherë, si mund të mos e be­sojmë Allahun, kur i shohim kri­je­sat e Tij?

Ai që dëshiron ta pranojë Islamin, le të shqip­tojë këto fjalë: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden re­su­lullah”, të ketë besim të fortë dhe të punojë sipas rregullave të Islamit, siç besoi mësuesi kur e vërteta iu bë e qartë.





Categories

Archives