Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Melodio-terapia Kuranore


Melodio-terapia Kuranore


Melodioterapia është një metodë shëruese dhe ajo dallon mjaft nga dëgjimi i zakonshëm i muzikës.

Krahasuar me dëgjimin e muzikës që disa e preferojnë zakonisht në shtëpi apo gjetiu e qe eshte ne rangun e melodise se qrregullt, kjo metodë specifike shëruese eshte nje melodi e rregullte dhe ne perputhje me natryren mentale te njeriut dhe kërkon plotësimin edhe të disa parakushteve te thjeshta sikurse janë: melodia te jete nga citatet Kur’anore te percaktuara nga Profeti Muhamed alejhi selam apo edhe citate tjera nga Kurani, kendimi melodik te jete sa me shume qe eshte e mundshme ne perputhje me rregullat e kendimit te Kuranit, kerkohet perqendrim gjate degjimit, vendosja e dores ne vendin e aplikimit te kendimit, mbyllja e syve gjate degjimit te melodise Kur’anore si dhe kendimi te jete ne Gjuhen origjinale Kuranore. Te gjitha keto munde te arrihen duke ndegjuar Kuran te kenduar nga nbjerez te profesionalizuar ne kete fushe siq jane Hafezat e Kuranit, e qe kendimet e tyre munde te gjenden ne internet me emrin Rukje.

Melodioterapia praktikohet si një terapi e suksesshme shëruese për këto sëmundje: neurozat, fobitë (frikët), psikozat, format e ndryshme të çrregullimet të personalitetit, disa sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazën psikike) dhe per te gjitha semundjet inshaAllah.
Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga melodioterapia, dëshmojnë se kjo metodë tregohet tejet efikase, edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimin e koncentrimit, senzitivitetin e të dëgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtësive të ndryshme të adaptimeve sociale.
Tek disa eksperienca më të përparuare, ka informata inkurajuese se me këtë metodë terapeutike shërohet me sukses edhe kanceri.Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote:
“Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44]Çdo individ, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, nga natyra dhe në mënyrë të lindur, disponon me identitetin e vetë specifik zanor, ndërsa, suksesi i vet terapisë, nënkupton harmonizimin e ritmit mental të pacientit me ritmin e melodise që duhet aplikuar dhe kjo arrihet ne menyren me te mire me kendimin melodik te Kuranit ne forma te ndryshme apo ne kirajete(forma kendimi te ndryshme) .
Për të pasur sukses melodioterapia në shërim, duhet që ritmet e melodise së përzgjedhur në tërësi të përputhen me ritmin tonë të lindur individual.
Ky ritëm individual, formohet qysh sa jemi në mitrën e nënës, dhe mbështetet në tonet e zemrës, zërat e thella që krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrëve, ritmit të frymëmarrjes etj. Këto tone të ndërtuara në mënyrë natyrale, zakonisht me gjuhën e melodisë cilësohen si “skkalla penta-tonike”, gjegjësisht, ritme që përbëhen prej pesë toneve.
Në këtë kontest, do të jetë interesante të theksojmë se, të gjitha ninullat kudo në botë (këngë gjumi) ndërtohen nga ky ritëm melodik – “penta-tonik” Ky fakt dëshmon se, këto këngë, jo rastësisht, kanë ritme qetësuese dhe relaksuese, ashtu që, me këndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e përshtatshme për gjumë.
Njëra ndër metodat tjera gjatë aplikimit të melodioterapisë është metoda paralele e “nxitjes së fantazisë”. Duke e dëgjuar melodine, nga pacienti kërkohet të tregoj se cilës periodë të jetes se tij i pershtatet melodia. Me këtë metodë të nxitjes së fantazisë, nga bota mentale e pacientit, me kohë bëhet shkarkimi i ngarkesave të ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në vënien e kontaktit me ata persona, tek të cilët komunikimi verbal është i vështirësuar, ose fare i pamundshëm.
Por, melodia nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve, ajo vepron pozitivisht edhe në stimimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike tek të shëndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve në gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes dëgjimit të melodive zerore nga Kur;ani.
Përveç efekteve pozitive, melodia e çrregulluar (posaqerishte muzika) mund të ndikoj edhe negativisht në gjendjen emocionale dhe në përgjithësi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmën e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative në gjendjen tonë të disponimit.Melodioterapia është metodë e lashtë shëruese?!

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 Shenjat e goditjes nga magjia?

Edhe pse këtë prezantim tonë për melodioterapinë e filluam nga aplikimi i saj bashkëkohor, realisht ndikimi i zërave dhe toneve të ndryshme në psiken e njeriut si dhe mënyrat e aplikimit të tyre praktik, për stërgjyshërit tanë, kanë qenë të njohura me mira vite më parë. Civilizimet e lashta të shumë popujve, me të madhe e kanë praktikuar metoda të ndryshme zanore të shërimit, sikur qe jane artikulimet individuale përmes përsëritjes (autosugjestionit), meditimin përmes vibracionit të formulave të ndryshme , lutjet dhe këngët fetare, etj.
Sipas psikologjisë bashkëkohore, sensacionet e të dëgjuarit ndahen në dy grupe të mëdha: në TONE dhe në SHUSHURIMA. Tonet i përjetojmë në të dëgjuarit e melodise, ndërsa shushurimat, siç janë krismat, fërshëllima etj. ose i përjetojmë krahas me tone ose pavarësisht prej tyre. Të gjitha tonet dhe shushurimat që njeriu mund ti ndjej në realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima të dëgjimit prej 16-20.000 valësh në sec. Mbi këtë maksimum, janë vdekjeprurëse, ndërsa nën këtë minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jone e të dëgjuarit.
Sipas mësimeve të këtyre urtësive të lashta, terapia e shërimit me zëre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetëm si efekt fizik që ndjehet si sensacion përmes shqisës së të dëgjuarit, por disa tinguj që kanë intensitete dhe frekuenca më të ulëta të valëzimit, regjistrohen edhe përmes shqisave tona të brendshëm (nën 16 valë në sec) .
Sikur pjesa e jonë e vetëdijshme, ashtu edhe nënvetëdija, disponon me shqisat e veta të caktuara, të cilat, në krahasim me shqisat fizike, edhe këto regjistrojnë ngacmime nga rrethi i jashtëm që kanë kualitete të frekuencave më të ulëta.
Çdo gjë në natyrë është harmoni. Simfoni e përsosur, që vepron sipas ritmit të caktuar. Ky ritëm quhet – ritmi hyjnor apo ritmi i natyror i percaktuar nga Zoti. Përveç ritmit hyjnor, çdo individ dhe gjallesë tjetër në natyrë, e ka edhe ritmin e vetë specifik individual, që do ta quajmë ndryshe si, “ritëm mikrokozmik”.
Vënia e kësaj baraspeshe hyjnore duhet të jetë qëllimi i përhershëm i ekzistimit tonë si tërësi e pa ndarë e raportit individ-Zot.
Çdo çrregullim i kësaj baraspeshe shkakton sëmundjen.
Andaj, prej shumë terapive të mundshme, si atyre bashkëkohore, ashtu edhe tradicionale, që në esencë, e kanë si synim rivënien e kësaj baraspeshe të humbur, është edhe MELODIO-TERAPIA KURANORE.

Dhe thote: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].
Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj.
Do te mjaftonte vetem surja “El Fatiha” per t’u sheruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet mjekimin me te.

Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut.

Ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem):
“Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].

Andaj mos u mashtroni me ”Muzikoterapi” mirepo perdoreni Melodioterapine Kuranore dhe me bindje te plote padyshim do jete per ju sherim.

Pershtati: Mjekesia Islame

 

Categories

Archives