Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Meli



Meli

20130728132932992577

Meli është një lloj drithi ideal me përbërës te çmuar dhe duhet të integrohet shpesh në ushqimin tonë! Meli është lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të grurit, që nxjerr sipër një xhufkë të mbushur me kokrra shumë të vogla.

Qëndron në krye të drithërave për nga ana shëndetësore. Është shumë e pasur me minerale, ka flour, magnez, kalium, fosfor, sulfur, silic dhe hekur.
Për shkak se është një nga drithërat pa gluten, preferohet shumë nga personat që kanë probleme me glutenin, probleme me lukthin dhe sëmundje çeliatike ku duhet të ndjekin një dietë pa gluten.





Meli nuk është vetëm i shëndetshëm por mund të përdoret edhe si një eliksir bukurie. Përveç dobive shëndetësore përmbajtja e lart e silicit ndikon pozitivisht në dukje më saktë në bukurin e flokëve dhe thonjve dhe lëkurës.

Kokrra e melit ka rreth 70% karbohidrate, 10% proteina dhe afërsisht 5% yndyrë. Në vajin e melit ka vitaminë E, A dhe B të cilat kanë efekte pozitive për shëndetin./FermaIme/