Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mekë, 2 milion mysliman falin namazin e Fitër Bajramit


Mekë, 2 milion mysliman falin namazin e Fitër Bajramit


bajrami ne meke

Rreth dy milionë muslimanë kryen namazin e tyre të Bajramit në Mekë, në hapësirat e Mesxhid el-Haramit.

Midis masave të mëdha të sigurisë, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite së bashku me disa zyrtarë të rangut të lartë sauditë ishin të pranishëm në namazin e Bajramit në Mesxhid el-Haram, xhamia më e madhe në botë që rrethon vendin e shenjtë të myslimanëve, Qaben.

Që nga mesnata, muslimanët nxituan në xhami, duke plotësuar katër sipërfaqet e Mesxhid el-Haram përreth Qabesë. Vendi ishte mbushur plot qysh para namazit të sabahut.

 

Ndërkohë, ura e re e ndërtuar për të parandaluar bllokimin në fushën e tavafit, ka lehtësuar dukshëm kryerjen e obligimeve fetare. Rreth 7 mijë njerëz kishin mundësinë për të kaluar mbi këtë urë për tavaf, me ç’rast ishte lehtësuar namazi i Fitër-Bajramit.

Sivjet, Haxhi në Meke pritet të ketë numër të kufizuar të haxhilerëve, dhe autoritetet saudite kanë këshilluar pleqtë dhe personat me shëndet të lig të mos vizitojnë vendin e shenjtë për shkak të pranisë së virusëve dhe temperaturave të larta.

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  SHBA: Marinsi i vrau dy kolegë, e pastaj edhe vetveten

Categories

Archives