Saturday, 21/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Meditimi në Islam !?

Meditimi në Islam !?

natyra qielli

Meditimi sjell:
*Lumturi
*Harmoni
*Largon fobitë
*Zvogëlon stresin
*Ndihmon shërimin
*Përmirëson koncentrimin
*Ndërton vetë-besim të fuqishëm

Zoti i Botërave ne na ka urdhëruar që të meditojmë, mendojmë dhe reflektojmë lidhur me mirësitë e Tij; por ne nuk duhet të meditojmë lidhur me Vetveten Hyjnore të Allahut të Lartësuar, gjë që Allahu i Lartësuar dhe i Lartmadhëruar na e ka sqaruar në Kuran.

Ahmed bin Kudameh el-Makdisi: Allahu në Librin e Tij të fuqishëm ka urdhëruar që të meditojmë. Ai i lavdëroi ata që meditojnë duke thënë:
“…dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këto nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh (nga çdo e metë), dhe ruana prej dënimit të zjarrit.” [3:191]

Ai gjithashtu ka thënë:

“Me të vërtet, në gjithë këtë (krijimtarinë e Allahut) ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.” [13:3]

Kështu pra, meditimi presupozon të meditojmë lidhur me krijesat, me ekzistencën, gjallesat, bimët, të meditojmë për shembull lidhur me ujin, sesi ai është sekreti i jetës.

Njeriu që mediton e thellon mendimin e tij dhe ia qëllon të ndërmarrë vendime të rëndësishme bazuar në meditimin e tij.

Ibnul Kajimi jep një shembull të mirë lidhur me këtë, thotë: I pashë njerëzit të dyndeshin në dyqane; dyqani i parë e kishte emrin Namaz; dyqani i dytë Agjërim; i treti Zekat, i katërti Haxh, i pesti Mirësjellja me Prindërit; dhe që të gjitha ishin të dyndura me njerëz. Vijon dhe thotë: Shkova në një prej këtyre dyqaneve kur ç’të shoh, aty nuk kishte vetëmse një ose dy vetë. Ngrita kokën, kur mbi të lexonte “Dyqani i Ndrojtjes (frikerrespektit ndaj Allahut)”.

Ibnul Kajimi n’a përcjell faktin se ndrojtja prej Allahut është një adhurim që mungon, që është harruar; dhe në fakt të pakët janë njerëzit që i ndruhen Allahut.

Abdullah bin Umeri transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) ka thënë:
“Meditoni mbi krijimtarinë e Allahut, dhe mos meditoni mbi Allahun”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Buzeqesh edhe pse....

Ebu Darda ka thënë: “Të meditosh për një moment është më e mirë se sa të falësh namazin e natës.”

Vehb bin Munebbih ka thënë: “Çdokush që ka medituar gjatë, vetëm se ka kuptuar. E kur të kuptojë veçse ka fituar dituri. E kur të fitoj dituri padyshim se, do të veprojë me përputhje me të.”

Bishr el-Hafi ka thënë: “Nëse njerëzit do të mund të mendonin rreth Madhështisë së Allahut ata kurrë nuk do ta kundërshtonin Atë.”

El-Firjabi thotë se ajeti:
“Do t’i largoj prej argumenteve të Mia ata që sillen me kryelartësi në Tokë.” [7:146] Do të thotë se “Unë do të parandaloj zemrat e tyre nga të menduarit në atë që Unë kam urdhëruar.”

Jusuf el-Esbat ka thënët: “Kjo botë nuk është krijuar vetëm për ta shikuar atë, por edhe më tepër!Dhe ajo për shkak që njeriu të meditojë për atë që do vije në jetën e ardhshme.”

Sufjan eth-Theuri urinonte gjak për shkak se meditonte aq shumë për argumentet e Allahut.

Disa nga salihinët (të devotëshmit musliman) kanë thënë:

“Nëse stomaku mbushet të menduarit bie në gjumë, urtësia shtanget dhe gjymtyrët ndihen të plogështa për të bërë adhurim”.

Pra të ngrënët e tepërt e privojnë meditimin të bëhet pjesë e jetës së njeriut. Edhe reflektimi dhe të menduarit e njeriut bëhen inekzistentë nga ushqimi pafre, madje edhe mendimi i kulluar ngrinë dhe turbullohet dhe edhe gjymtyrët plogështohen; situatë e cila ka vetëm një emër, dembelizëm, por jo vetëm dembelizëm fizik por edhe dembelizëm shpirtëror.

E lusim Allahun e Lartësuar dhe Lartmadhëruar që të n’a japë sukses dhe të n’a bëjë të mundshëm që t’a kryejmë këtë adhurim dhe që siç patëm sukses në çështjet e fesë si namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi, gjithashtu të kemi mbarësi në aplikimin e adhurimit të meditimit, reflektimit dhe të menduarit, këto adhurime të harruara në këtë kohë.

Pershtati: Mjekesia Islame

Tags:

Categories

Archives