Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Me ujin zem zem u pastrua zemra e Muhammedit, alejhi’s selam ! A e ke ditur? Si u pastrua dhe kush ja hopi gjoksin Muhamedit alejhi selam?



Me ujin zem zem u pastrua zemra e Muhammedit, alejhi’s selam ! A e ke ditur? Si u pastrua dhe kush ja hopi gjoksin Muhamedit alejhi selam?

Me këtë ujë u pastrua zemra e Muhammedit, alejhi’s selam. Enes b. Maliku rrëfen: Ebu Dherri rrëfente se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
U hap kulmi i shtëpisë sime kur isha në Mekke dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj e solli një tas të arit i mbushur plot me urtësi dhe besim dhe e derdhi ne gjoksin tim e më pas e mbylli dhe më morri për dore e më ngriti në qiell“.

Sikur Zemzemi të mos kishte vlerë tjetër përveç kësaj do të mjaftonte; me të është pastruar zemra më e pastër.
Ka thënë Ibni Ebi Xhemreh: Nuk është pastruar Muhammedi, alejhi’s selam me ujë Xhenneti për faktin se uji i Zemzemit bazën e ka në Xhennet e më pas është përqendruar si burim në tokë.
Ka thënë Suhejliu, Allahu e mëshiroftë: Meqë Zemzemi buroi si rezultati i gropimit të Xhibrilit për nënën e Ismailit, alejhi’s selam, u përshtat që Muhammedi, alejhi’s selam, nip i Ismailit të pastrohej me këtë ujë me rastin e takimit me këtë melek dhe bisedimit më të. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s selam.
Zemzemi është uji më i mirë në faqen e dheut. Taberaniu transmeton në el-Kebir dhe në el-Eusat me sened dhe Ibni Hibbani, i cili njëherit e ka cilësuar autentik, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Uji më i mirë në faqen e dheut është uji i Zemzemit; në të ka ushqim që të ngop dhe shërim nga sëmundja.