Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Më trego për Kiametin



Më trego për Kiametin
Omeri,
Allahu qoftë i kënaqur me të!
, po ashtu
ka thënë:
“Një ditë, ndërsa rrinim ulur tek i Dërguari i
Allahut
u shfaq një njeri fort rrobëbar
dhë e tejet flokëzi, tek i cili nuk vëreheshin shenja
udhëtimi. Atë nuk e njihte asnjëri prej nesh. U ul
pranë Pejgamberit
duke i vendosur gjunjët
e tij afër gjunjëve të të Dërguarit e duke i vënë
shuplakat e duarve të tij mbi kofshët e veta, me
ç’rast pyeti: “O Muhamed, më trego për
Islamin.” I Dërguari i Allahut
tha: “Islami
është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet
askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është
rob dhe i dërguar i Tij, të falësh namazin, të
japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe
kryesh haxhillëkun (këtë të fundit) po pate
mundësi (materiale).” Ai i tha: “Ashtu është.” Ne
u çuditëm, ngase vetë e pyeste, vetë ia
vërtetonte! Ai tha: “Më trego për besimin
(imanin).” I Dërguari tha: “Besimi është të
besosh në Allahun, në engjëjt, në
librat e Tij, në
të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe të besosh në
paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë apo i keq.”
Ai i tha: “Ashtu është. Më trego për ihsanin
(mirësinë).” I Dërguari tha: “Ta adhurosh
Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë. Edhe
pse ti
nuk e sheh Atë, Ai gjithsesi të sheh ty.” Ai i
tha: “Më trego për Kiametin.” I Dërguari tha:
“Në lidhje me këtë i pyeturi nuk di më shumë
sesa pyetësi.” Ai i tha: “Atëherë, tregomë për
shenjat e tij.” I Dërguari tha: “(Kiameti vjen) kur
robëresha ta lindë
zonjën e saj dhe kur t’i
shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit,
fukarenjtë e barinjtë e deleve duke garuar për të
bërë ndërtesa sa më të larta.” Pastaj, ai u
largua, kurse ne qëndruam për një kohë. Më
pas, i Dërguari më tha: “O Omer, a e di kush
është ai që pyeste.” Unë thashë: “Allahu dhe i
Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Ai qe
Xhibrili, erdhi për t’jua mësuar fenë.”
E shënon Muslimi




Categories

Archives