Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MË BËJ TË LUMTUR!



MË BËJ TË LUMTUR!

MË BËJ TË LUMTUR! –

Të dashurit e mi!

Ju lutem harxhojini 5 minuta nga koha juaj e çmuar për ta shikuar këtë video dhe më jepni mendimin tuaj rreth këtij virtyti fantastik që disa njerëz e kanë, e që duhej ta kishin të gjithë!

Pyes veten dhe ju:

– Pse të mos i bëjmë të tjerët të lumtur, kur edhe ne lumturohemi me lumturinë e tyre?!

– Pse ta privatizojmë atë, kur asaj i shtohet bukuria duke e ndarë me të tjerët?!

– Pse të mos bëhemi ne shkaktarë që të tjerët të ndihen të lumtur, kur asgjë nuk na pengon për të arritur këtë?!

– Pse të jemi kaq dorështrënguar në përhapjen e lumturisë, kur ajo nuk pakësohet me shpërndarje, por shtohet edhe tek ne?!

– Pse e dëshirojmë për vete e nuk ia dëshirojmë të tjerëve?!

– A vërtet qenka vështirë t’i bëjmë të lumtur të tjerët?!

– A nuk na mjafton ndonjëherë një fjalë e ëmbël e ndonjëherë edhe vetëm një buzëqeshje?!





– A nuk gëzohemi kur të tjerët na lumturojnë, pse atëherë ne të mos veprojmë njëjtë e të gëzohen të tjerët për shkakun tonë?!

— A nuk do të ishte mirë që projektin tonë të përbashkët të përhapjes së haresë ta fillojmë me shpërndarjen e kësaj videoje, duke shpresuar se kështu do të veprojnë edhe të tjerët dhe do të nxitemi të gjithë për ta futur gëzimin në zemrat e njerëzve?!

— Zoti i Lartësuar, Krijuesi i gjithësisë, na bëftë të lumtur!

Liridon Tërstena

MË BËJ TË LUMTUR!

– MË BËJ TË LUMTUR! -Të dashurit e mi!Ju lutem harxhojini 5 minuta nga koha juaj e çmuar për ta shikuar këtë video dhe më jepni mendimin tuaj rreth këtij virtyti fantastik që disa njerëz e kanë, e që duhej ta kishin të gjithë!Pyes veten dhe ju:- Pse të mos i bëjmë të tjerët të lumtur, kur edhe ne lumturohemi me lumturinë e tyre?!- Pse ta privatizojmë atë, kur asaj i shtohet bukuria duke e ndarë me të tjerët?!- Pse të mos bëhemi ne shkaktarë që të tjerët të ndihen të lumtur, kur asgjë nuk na pengon për të arritur këtë?!- Pse të jemi kaq dorështrënguar në përhapjen e lumturisë, kur ajo nuk pakësohet me shpërndarje, por shtohet edhe tek ne?!- Pse e dëshirojmë për vete e nuk ia dëshirojmë të tjerëve?!- A vërtet qenka vështirë t'i bëjmë të lumtur të tjerët?!- A nuk na mjafton ndonjëherë një fjalë e ëmbël e ndonjëherë edhe vetëm një buzëqeshje?!- A nuk gëzohemi kur të tjerët na lumturojnë, pse atëherë ne të mos veprojmë njëjtë e të gëzohen të tjerët për shkakun tonë?!– A nuk do të ishte mirë që projektin tonë të përbashkët të përhapjes së haresë ta fillojmë me shpërndarjen e kësaj videoje, duke shpresuar se kështu do të veprojnë edhe të tjerët dhe do të nxitemi të gjithë për ta futur gëzimin në zemrat e njerëzve?!— Zoti i Lartësuar, Krijuesi i gjithësisë, na bëftë të lumtur!Liridon Tërstena

Gepostet von Liridon Tërstena am Sonntag, 1. Juli 2018