Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Me Allahun

Me Allahun

adhuroj AllahunMe Allahun


Me Allahun të paktit bëhen shumë, Muhammedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit : ” Mos u mërzitë, Allahu është me ne “.

Me Allahun i dobëti bëhet i fortë, Nuhu alejhi selam ka thënë: ” Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrëni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni “.

Me Allahun e largëta bëhet afërt, Allahu për durimtarët ka thënë: ” vërtete ndihma e Allahut është afër “.

Me Allahun i varfëri bëhet i pasur: ” nëse janë te varfër, Allahu i begaton nga mirësit e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.

Me Allahun individi bëhet grupë: ” Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qëne prej mosbesimtarëve “.

Me Allahun njeriu arrinë suksese : “…kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.

Me Allahun largohet pikëllimi: ” …(Junusi) në errësirë tha: ” Nuk ka Zot tjetër përvec Teje, Ti qofshë lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes “.

Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm per Atë.

Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ti pranoj fjalën e Allahut dhe që kënaqet me atë.

Përshtati: Valdet Kamberi

Categories

Archives