Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

McCain: Ishte grusht shteti


McCain: Ishte grusht shteti


Duke përshkruar largimin e presidentit Muhamed Mursi si një grusht shteti ushtarak, senatori amerikan John McCain bëri thirrje për dialog kombëtar në Egjipt, në mënyrë që të zgjidhet kriza e shkaktuar nga largimi i Mursit.

Mccain

 

 “Rrethanat e largimit të Mursit ishin një grusht shteti. Ky ishte një tranzicion i pushtetit që nuk vinte nga kutia e votimit.”

 

 Përshkrimi i McCain bjen në kundërshtim me qëndrimin e administratës amerikane e cila kishte shmangur me delikatesë termin intervenim ushtarak.

 

 Presidenca egjiptian ka hedhur poshtë deklaratat e McCain, duke i konsideruar si “të ngathta”.

 

 “Presidenti Adly Mansour denoncon deklaratat e McCain dhe i sheh ato si ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Egjiptit,” tha këshilltari i tij Ahmed al-Meslimani.

 

 “John McCain po i shtrembëron faktet, dhe deklaratat e tij janë për tu hedhur poshtë,” shtoi ai.

 

 Por McCain kishte shumë për të thënë për Egjiptin. “Ajo çfarë ka ndodhur në Egjipt javët e fundit ishte shumë kritike, dhe do të ketë një ndikim vendimtar mbi këtë vend dhe në Lindjen e Mesme,” tha McCain.

 

 “Ne kemi kërkuar lirimin e të burgosurve politikë. Ne kemi kërkuar një dialog kombëtar që është përfshirës, ku hyjnë të gjitha palët që heqin dorë nga përdorimi i dhunës. Ne kemi kërkuar një afat kohor të caktuar për ndryshimin e kushtetutës, zgjedhjet paralmentare dhe presidenciale,” tha McCain.

 

 “Ne jemi të bindur se Egjipti ende mund të shërbejë si një model i demokracisë gjithëpërfshirës që mund të frymëzojë këtë rajon, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim miqtë tanë këtu në çdo hap,” shtoi ai.

 

 McCain tha se ata nuk ishin këtu për të negociuar me udhëheqësit egjiptian, por për t’i nxitur ata si “miq” për të shmangur dhunën e mëtejshme./mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Arrestohet trafikanti më i madh në botë i pornografisë së fëmijëve

Categories

Archives