Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbyllen dhjetë programe të disperzuara të USHT në Shkup, studentët revoltohen

Mbyllen dhjetë programe të disperzuara të USHT në Shkup, studentët revoltohen

studentet

Studentët thonë se ky është tentim për deshqiptarizimin e Shkupit.

Dhjetë programe të disperzuara të Fakultetit Matematiko-natyrorë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup do të mbyllen, pas një vendimi të rektoratit të universitetit. Vendimi është mbajtur i fshehur, ndërsa ka filluar të zbatohet. Studentët thonë se ky është tentim për deshqiptarizimin e Shkupit.

“Largimi i Universitetit nga Shkupi është një derivat nga projektet e Ministrisë së Arsimit për largimin e rinisë shqiptare nga Shkupi. Projekte të tilla të ngjashme kemi pa vazhdimisht nga Ministria e Arsimit. Me këtë deshqiptarizohet Shkupi totalisht”, tha njëri prej studentëve Faton Curri i cili së bashku me një grup studentësh sot në Shkup dolën para mediave.

Me këtë vendim rreth 200 studentë nga 10 drejtime të ndryshme në USHT-në e disperzuar në Shkup do të mbyllen, dhe do të duhet të vazhdojnë studimet në Tetovë. Studentët thonë se kanë qenë të kërcënuar se nëse nuk vazhdojnë studimet në Tetovë do të humbin vitin.

“Studentët vazhdimisht kërcënohen se nëse nuk i vazhdoni studimet në Universitetin e Tetovës, në objektin e Tetovës, do të humbni vitet. Asgjë nuk është bërë publike, gjithçka fshehtë. Ky vendim i ka irrituar jo vetëm studentët, por edhe familjarët dhe rrethin e tyre. Iniciativën tonë për ndërprerjen e shpërnguljes nuk e kanë mirëpritur në Ministrinë e Arsimit”, tha Faton Curri.

Studentët kanë kërkuar takim me Rektoratin e Universitetit dhe Zv/ministrin e Arsimit dhe Shkencës, por të vetmit që i kanë pranuar kanë qenë inspektorati pranë Ministrisë së Arsimit.

Nga USHT për Portalb u pronocuan në lidhje me këtë çështje, ndërsa pritet edhe nga Ministria e arsimit nesër të del me prononcim. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kurkulas thotë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit, por nuk përmend Maqedoninë

Categories

Archives