Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbroje me lutje kundër të këqijave



Mbroje me lutje kundër të këqijave

Mburoja përmes dhikreve ( lutjeve) të cilat kanë ardhur në lidhje me këtë çështje. Prej këtyre mburojave është edhe mburoja përmes leximit të “muavidhetejnit” ( leximi i kaptinës Felek dhe Nas). Këto dy kaptina kanë një ndikim të madh në pengimin e mësyshit. Për këtë i Dërguari i Allahut kërkonte mbrojtje prej syrit të xhinëve dhe njerëzve dhe kur zbritën këto dy kaptina i mori ato dhe i la të gjitha gjërat që i bënte më herët në lidhje me këtë çështje. Po ashtu prej dhikreve ( lutjeve) janë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhikri me rastin e rënies në gjumë, dhikret pas namazit dhe kështu me radhë. Kështu pra mbrohet njeriu duke lexuar këto dy sure. Po ashtu mbrohet me ajeti kursinë ( ajeti 255 i surës Bekare). Po ashtu mbrohet edhe me këtë lutje: “ eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halek”, e përsërit këtë tri herë. Po ashtu lutja: “ bismil-lahil-ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-semiul alim”, e përsëritë këtë tri herë. Po ashtu prej mburojës është edhe ruajtja e fëmijëve, pasardhësve dhe pasurisë me këtë dua: “ uidhuke bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”. I Dërguari i Allahut me këtë dua i mbronte Hasanin dhe Husejnin dhe u thoshte: “ Babai i juaj ( Ibrahimi) u këndonte djemve të tij Ismailit dhe Is’hakut këtë dua: “ eudhue bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”.
Lënia e zbukurimit të tepruar në vetën tuaj, në pasurinë tuaj, në fëmijët tuaj, në veturë dhe në shtëpinë tuaj, sepse zbukurimi i tepruar në këto mund të shkaktoj mësyshin qoftë nga njerëzit e rëndomtë apo nga ata që kanë zili.